Vjedhje biçikletash dhe dhunë në familje, arrestohen 8 persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tetë persona janë arrestuar gjatë orëve të fundit në kryeqytet për vepra të ndryshme penale. Një 28-vjeçar me iniciale V.B u vendos në pranga pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij.

Në anën tjetër është arrestuar një 37-vjeçar me iniciale Gj.D. pasi ka vjedhur biçikletën e një personi tjetër për të cilën Gjykata e Tiranës e kishte dënuar me 6 muaj burg.

4 persona u arrestuan pasi u kapën duke drejtuar makinat e tyre në gjendje të dehur ndërsa dy të tjerë u arrestuan për vjedhje.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. D., 37 vjeç, pasi ka vjedhur biçikletën e shtetasit S. Ç. Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. Xh., 42 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi u kap nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” me një shumë parash, të cilat dyshohet se i ka vjedhur në dritaren e banesës së shtetasit F. K.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. N., 40 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme në bashkëpunim me një shtetas tjetër(ende të paidentifikuar) i kanë vjedhur portofolin me forcë shtetasit S.S.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. B., 28 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Lexo edhe :  Burimi: SPAK varet nga Uashingtoni, Veliaj u arrestua pas humbjes së Biden

Gj. N., 49 vjeç, A. A., 26 vjeç, B. D., 50 vjeç dhe F. V., 50 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV