I biri i telefononte vazhdimisht, por prindërit nuk i përgjigjeshin/ Vdekja e 64-vjeçarit nga zjarret në Gjirokastër, dalin detaje të reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur dje në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër ku mbeti i vdekur si pasojë e zjarrit 64-vjeçari Andrea Haxhiaj si dhe u plagos bashkëshortja e tij.

Mësohet se 64-vjeçari është asfiksuar nga tymi duke mbetur i bllokuar mes flakëve. Sipas dëshmisë së gruas së plagosur çifti kishte 2 fëmijë, njërin që ishte me studime në Tiranë, dhe një tjetër që jeton në fshat.

Ky i fundit u përpoq të lidhej me prindërit në telefon, por këta të fundit nuk përgjigjeshin. I shqetësuar ai komunikoi me të afërmit duke dhënë alarmin. Ndërkaq mësohet se çifti Haxhiaj banonte në një shtëpi dykatëshe.

Fatkeqësisht kryefamiljari është asfiksuar nga tymi, duke mbetur mes flakëve, çka vështirësoi identifikimin e tij. Bashkëshortja mori gjithashtu djegie të shumta në trup dhe ndodhet për mjekim në spitalin e Tiranës.

Në tre fshatra të Gjirokastrës janë bërë thirrje për evakuim, por jo të gjithë banorët u janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së autoriteteve. Banorët janë përpjekur ta shuajnë vetë zjarrin, duke luftuar me mjete rrethanore me flakët. Fillimisht ata kanë dalë në oborret e banesave dhe më pas një rrugën kryesore të fshatit.

Ndërkaq sot situata në Gjirokastër paraqitet e normalizuar dhe nuk janë evidentuar më vatra zjarri aktive./ Panorama

Të fundit

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare/Begaj: Gjuha shqipe, tipar themelor i identitetit tonë

Presidenti Bajram Begaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, përcolli mesazhin e ruajtjes së gjuhës shqipe nga shqiptarët...

LAJM I FUNDIT/ Reagim i Erion Veliajt nga qelia

Reagim i Erion Veliajt: Mirëdita dhe bekime gjithsecilit! Kur Ols Dado me Erjon Banin më burgosën pa gjyq dhe më ndaluan të gjitha kontaktet, me gjasë...

Zgjedhjet e 11 majit, mbi 160 mijë emigrantë janë regjistruar, afati deri më 4 mars

Mbi 160 mijë emigrantë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, sipas KQZ-së. Në një njoftim publik, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i...

Çfarë po ndodh me Flori Mumajesin? Miku i tij zbulon lajmin e mirë

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Flori Mumajesi, prej kohësh i ka munguar muzikës shqiptare dhe skenës, por emri i tij...

Gjeniu shqiptar, Artin Dauti: Në moshën 13 vjeç kam ndërtuar makinerinë time të parë

Artin Dauti, studenti nga Tetova, i tërhequr pas shkencës, në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, tregon se që i vogël ishte i tërhequr...

Lajme të tjera

Web TV