Vrau gruan se donte një burrë! Dalin fotot e “Emmanuelës”, transgjinorja që hyri mes çiftit në Greqi (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetat greke  nuk e kanë lënë në heshtje, zbardhjen e misterit të vrasjes së gruas 20-vjeçare Caroline nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopulos në Glyka Nera.

Një bombë e madhe u hodh së fundmi në emisionin “Makelio” duke publikuar dokumente audio dhe pretenduar se Caroline i kishte zbuluar të shoqit tradhtinë…lidhjen e tij me një transeksual të quajtur Emanuela. Madje, ky i fundit edhe ka folur me zë për marrëdhënien e tyre. Pikërisht ky zbulim pretendohet se është bërë shkak i vrasjes së Caroline, nënë e një foshnjeje, nga i shoqi i saj.

Vrasësi Babis Anagnostopoulos , gjatë periudhës kur u takua me Caroline dhe pas martese pati marrëdhënie seksuale me këtë transeksual , të njohur si Emanuela, një marrëdhënie e nxehtë dhe mëkatare që u prezantua me audio në një dëshmi të fortë nga vetë vetë transeksuali.

Tani pyetja e madje që rëndon është: A thua se ky ishte sekreti i madh i Babis Anagnostopulos që bashkëshortja e ndjerë Caroline ia zbuloi dhe ndaj ai e vrau atë?

Caroline kishte frikë nga Babis, psikologia e së ndjerës ka deklaruar në polici se Caroline ndihej e bllokuar në këtë marrëdhënie me të shoqin, se vazhdimisht merrej me fëmijën pa asnjë ndihmë, se nuk mund të shkonte diku vetëm pasi edhe nëse do të takohej me një shoqe, Babis gjithashtu shkonte pas saj; se udhëtimet bëheshin me një taksist mik të  të shoqit dhe se ajo nuk kishte para, pasi të gjitha financat mbaheshin prej tij.

20-vjeçarja dyshohet se ishte e frikësuar gjatë seancave dhe gjithnjë pyeste nëse dyert ishin të hapura dhe tek e shihte burrin e saj të ulur jashtë.

Mediat greek kanë shkuar edhe më tej aq sa kanë publikuar fotot e Emmanuelë, transgjinorja me të cilën raportohet se Babis Anagnostopoulos kishte marrëdhënie intime dhe tradhëtonte bashkëshorten e tij.

Lexo edhe :  A do dëbohet Elon Musk? Ja si përgjigjet Trump

Mediat greke kanë publikuar pamje të saj, në të cilat shfaqet në poza intime, disa prej të cilave raportohet se i ka shpërndarë edhe me pilotin 32-vjeçar nëpërmjet telefonit.

Vrau gruan se donte një burrë! Dalin fotot e

Vrau gruan se donte një burrë! Dalin fotot e

Kujtojmë se Babis Anagnostopulos u arrestua më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin./GSh

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV