Haiti, situata në vend tejet e rëndë, spitale të tejmbushura! Vendi vuan mungesë në ushqime dhe produkte higjene

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjendja në Haiti pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin javën e kaluar vazhdon të jetë tejet i rëndë. Spitalet janë të tej mbushur, me persona të cilët kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme, pasi janë me gjymtyrë të thyera dhe lëndime të tjera traumatike.

Në të njëjtën kohë pati edhe rritje të tensioneve për shkak të mungesës së ndihmës në zonat e thella të vendit , ndër më të goditurat nga tërmeti që vrau mbi 2,000 njerëz.

Shumë Haitianë shtëpitë dhe mjetet e jetesës të të cilëve u shkatërruan nga tërmeti me magnitudë 7.2 që goditi vendin më 14 gusht thanë se nuk ishin të sigurt të fillonin edhe rindërtimin.

Numri zyrtar i vdekjeve nga tërmeti është 2,189 persona, me rreth 332 persona të zhdukur. Por banorët në zonat rurale jugore ende po gërmojnë për trupa që besohet se gjenden nën rrënoja.

Dhjetëra mijëra shtëpi janë rrënuar, duke lënë shumë familje pa asnjë mundësi tjetër përveç të flenë jashtë pavarësisht reshjeve të mëdha të shiut gjatë natës.

Arritja në zonat që kanë më shumë nevojë për ndihmë është penguar nga rrëshqitjet e dheut dhe dëmtimi i autostradës kryesore si dhe sulmet e bandave që kanë ndërlikuar udhëtimet midis kryeqytetit Port-au-Prince dhe pjesëve jugore të vendit ku prodhimet dhe qasja në ujë të pijshëm janë shkatërruar.

Si pasojë e tërmetit prej 7.2 ballë që goditi më 14 gusht brigjet e Haitit, humbën jetën 2.189 persona ndërsa 12.268 të tjerë u plagosën.

Në tërmetin ku janë shembur ose dëmtuar mbi 100 mijë shtëpi, vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit për më shumë se 300 persona të zhdukur.

Të fundit

“Vuanin nga zemra dhe…”/ Dy ukrainaset që humbën jetën në Tiranë, dalin detaje të reja

Zbulohen detaje të reja në lidhje me vdekjen e dy vajzave nga Ukraina, të cilat u gjetën pa shenja...

Kur Rama ia kalon edhe Micotaqis!

Nga Dritan Hila Në udhëtimin e tij në Athinë Rama doli përtej pritshmërive të skeptikëve. Jo vetëm që preku të gjitha temat e nxehta por...

Çuçi mbledh Grupin e PS-së: Merreni me shumë impenjim, pas dy javësh do jemi në…

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e përjavshme. Kryetari Bledi Çuçi e nisi fjalën e tij me një falenderim të posaçëm për...

Temperatura të larta dhe reshje shiu, parashikimi i motit përgjatë javës

Kjo javë do të jetë e shoqëruar me mot të paqëndrueshëm, herë me temperatura të larta, por nuk do të mungojnë edhe reshjet e...

Po intervistonte live, gazetares i ndodh e papritura (Foto)

Nje moment i sikletshem ka qenë ky për një gazetare e cila mori një goditje nga një top futbolli gjatë një interviste për ndeshjen,...

Lajme të tjera

Web TV