“Qendra më e madhe e teknologjisë në vend, do të jetë gati vitin tjetër”/ Veliaj ndjek nga afër punimet te Piramida

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi sot ecurinë e punimeve te Piramida, e cila së shpejti do të jetë qendra më e madhe e teknologjisë në gjithë Ballkanin.

Kryebashkiaku tha se vitin tjetër ku Tirana do të mirëpresë të rinj nga e gjithë bota në kuadër të “Tirana, kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”, do të hapet edhe qendra më e madhe e teknologjisë në vend, Piramidës.

 “Vitin tjetër kur do të jemi “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, të rinjve në Tiranë do u japim ndoshta dhuratën më të mirë ndonjëherë, që është një shtëpi e madhe digjitale në mes të kryeqytetit, në vendin më të lakmuar. U shpëtua ndër vite për të gjithë peripecitë që ka kaluar Tirana. Kur shikoj Parkun Rinia si u zaptua, sheshi apo zona të tjera, u shpëtua por kjo nuk mjafton, se mund ta shpëtosh diçka dhe ta mbash gërmadhë, ose mund t’i japësh jetë dhe ta transformosh”, sqaroi Veliaj.

Së bashku me të ishte edhe një përfaqësi e nxënësve dhe mësuesve të “Tumo Center”, që panë nga afër punët e bëra aty. Kryebashkiaku theksoi se tashmë në “Tumo Center” janë rreth

 

1 mijë nxënës të pasionuar pas teknologjisë që janë regjistruar dhe përditë po kërkojnë të regjistrohen të rinj, duke bërë të nevojshëm shtimin e kapacitetit.

 

“Do të kalojmë në një regjim të punës me dy turne për t’u siguruar që kapim dhe kohën e humbur nga vonesat e disa dërgesave për shkak të situatës me pandeminë. Teksa presim materiale që vijnë nga importi, për çdo gjë që ne mund ta prodhojmë në Shqipëri, mund të ecim përpara. Jam shumë krenar për faktin që e kemi kaluar atë rekordin tonë të 1 mijë nxënësve dhe sot jemi në një situatë ku është bërë emergjente rritja e hapësirave. Jam shumë i gatshëm nëse ka hapësira të tjera që ne mund të marrim me qira ta bëjmë për të mos kthyer pas askënd”, u shpreh Veliaj.

 

Lexo edhe :  Zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës?/ Zbardhen detaje nga takimi në selinë rozë

Projekti i rijetësimit të Piramidës parashikon një godinë transparente dhe plot dritë. Gjithashtu, projekti synon të krijojë simbolin e ri për Tiranën, ku ndërtesa të jetë e arritshme nga të gjitha anët. Piramida do të shërbejë si një lloj inkubatori për bizneset në fushën e inovacionit, artit dhe kreativitetit. Programet që do të ofrohen janë: animacion, zhvillimi i lojërave, kinematografia, ëeb design, muzikë, shkrim, vizatim, dizajn grafik, modelimi 3D, programim, robotikë, grafika e lëvizjes, fotografi dhe media e re. Ky projekt po realizohet me mbështetjen e “Fondit të Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan” (AADF).

 

 

 

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV