Qeveria e re/ Përse Rama vendosi të qeverisë me “të vjetrit” dhe balancat e ruajtuara parti-qeveri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Kryeministri Edi Rama nuk habiti me konfigurimin e qeverisë së re në mandatin e tretë, edhe pse më herët ka thënë se do të ketë një kabinet të rifreskuar. Ishte një lloj pikture që nuk kërkonte gabime dhe më shumë se “art”, nëvojitej diçka e kopsitur dhe e mirëmënduar për të ruajtur balancat. Ndonëse ka dorë të lirë për të vendosur dhe miratuar nga të tjerët në parti apo parlament gjithçka që thotë, Rama në kabinetin e ri, së paku nuk tregoi arrogancë. E vetmja risi nëse mund të konsiderohet si e tillë është prania e 12 grave që do të drejtojnë ministri të ndryshme, por shumica të “dorës së dytë”. A kishte nevojë për një rifreskim më të madh dhe me emra të rinj për të treguar se po nis një “epokë e re”? Padyshim që nevojitej, por në poltikë pragmatizmi dhe mbajtja e pushtetit është më me rëndësi se opinion apo nevoja për ndryshim. Në fund të fundit, Rama në zgjedhjet e 25 prillit fitoi me këtë ekip qeverisës dhe këta do të shpërbleheshin me besimin e tij. Pra, në këtë mandat ai zgjodhi të komfirmonte shumicën e ministrave të mandatatit të dytë ndërsa riktheu ministre që kishte në mandatin e parë. Mirela Kumbaro u rikthye në qeverinë “Rama 3” në pozicionin e ministres së Turizmit, ndërsa mbante më parë ministrinë e Kulturës. Por sigurisht që ka edhe të zhgënjyer. Mirë nuk është ndjerë Blendi Klosi, i cili dorëzoi ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit që u morë nga Mirela Kumbaro. Megjithatë do i duhet të mjaftohet me idenë se është ndër ministrat më jetëgjatë. Ndërsa deputeti më i votuar i zgjedhjeve të 25 prillit Taulant Balla u “zhvesh” nga funksioni më i rëndësishëm që mbante në parti, atë të Sekretarit të Përgjithshëm, post të cilin e mori Damian Gjiknuri. Po për Ballën që gëzonte reputacion jo vetëm nga socialiatët në Elbasan, ishte “tronditëse” kapërcimi i tij si drejtues politik në Qarkun e Fierit. A do ta ketë menduar Rama mirë lëvizjen e Ballës apo jo, ngelet për tu parë në zgjedhjet e lokale dhe ato të përgjithshme. Kjo pakënaqësi e Ballës ndaj vendimit të Ramës, u tregua me batutën se “në Elbasan nuk ka tërmet” për të kujtuar një të shkuar jo fort të këndshme të Gjiknurit rreth përgjimeve të zgjedhjeve lokale në Dibër në vitin 2016. Dy emra të rinj që u përfshinë në qeverinë “Rama 3” janë ish-drejtoreshat e Tatimeve dhe AZHBR-së, respektivisht ministre Financash dhe Bujqësie. Por edhe për këto Rama kishte eksperincë, pasi me tatimet pati një sukses por edhe në dhënien e fonedeve për bujqësinë.

Lexo edhe :  Begaj vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Françesku, ja dhurata për Atin e Shenjtë

Ikja dhe kthimi i “idhnakëve”

Pandeli Majko ngeli pa gjë. Rama i shkriu dhe ministrinë e Diasporës, ndërsa dis ii zhgënjyer, edhe pse nuk e dha shumë veten ishte ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe, i cili tashmë do të jetë vetëm deputet. Suprizë mund të konsiderohet Ditmir Bushtati. Rama e riktheu si kandidat në listën e Kryesisë së Re, ku edhe mori vota maksimale për të qenë anëtar i kryesisë së PS-së. Për Bushatin është një lloj “stazhi partie” pas një kohe relavitisht të acaruar me Ramën kur u largua nga Ministër i Jashtëm dhe Evropës në dhjetorin e vitit 2018. Më shumë se “merita” e Bushatit për të mos iu shkëputur PS-së, duke se është dora e shtrirë e Ramës për ta “rehabilituar”. Rama po mundohet që të përfshijë edhe të pakënaqurit, duke mos u dhënë poste ministrore, por për ti lënë në strukturat drejtuese të partisë dhe kjo nuk është pak, për aq kohë sa edhe partia është në kontrollin e plotë të Ramës. Gjithsesi Rama po mundohet të mbaj një balancë edhe me atë që ai tha se “në parti nuk ka senatorë por persona që japin kontribut”. Me këtë kryeministri po mban balancat edhe në qeveri edhe në parti, duke mos rrezikuar dhe në një lloj mënyre “shkelur” edhe fjalën e mëparshme se do të bënte një risktrukturim total, si në konceptin qeverisës ashtu edhe në rolin e partisë dhe Parlamentit. Duket se qetësia e muajit gusht bëri kryeministrin të mos kalonte në pragmatizëm të theksuar, duke mos marrë asnjë krisje mes të tijëve. Edhe ata që sot janë të mërzitur, duket se nuk do të kenë forcë kundërshtimi dhe më shumë se të “sulmojnë Ramën” do të tentojnë të bien në sy për mirë përballë tij, madje në mënyrë të bindur.

 

Të fundit

“Hirushja” e Champions League, Dortmund mposht PSG dhe shkon në finalen e lavdishme

Borussia e Dortmundit shuan ëndrrën e PSG-së për të prekur për herë të dytë në histori finalen e Championsit....

TikTok padit SHBA për të bllokuar ligjin që mund të ndalojë platformën e mediave sociale

TikTok dhe kompania e tij mëmë kineze ByteDance po padisin SHBA-në për një ligj që do të ndalonte aplikacionin e njohur të ndarjes së...

“Pse nuk dole pas Romeos”, banorët e ‘bëjnë për ujë të ftohtë’ Heidin, ja si përgjigjet

E vënë përballë pyetjeve të banorëve dhe opinionistëve, Heidi u shpreh se në ato momente ishte e trishtuar dhe e mendoi të dilje, por...

Histeria në Tiranë, pas një horrori në Shkodër!

Nga Ylli Pata Jemi tre ditë pas një ngjarje të tmerrshme në Shkodër. Ku Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj janë mbytur në ujrat...

Hyri në apartament për të vjedhur, hajdutin e zë gjumi në krevatin e pronarëve

Një 19-vjeçar, i cili hyri në një apartament në qendër të Romës për të vjedhur, nuk ia ka dalë. Në fakt, ai kishte mbushur një...

Lajme të tjera

Web TV