Pengmarrja në Fier/ Tekniku u thirr për të rregulluar lavatriçen, kunetërit e morën për grabitës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është zbardhur ngjarja e sotme në Fier e cila për shkak të një keqkuptimi çoi nga një thirrje për të rregulluar lavatriçen tek një pengmarrje e teknikut.

Raportohet se e gjitha nisi kur vëllai i Erjon Agalliut, shtetasi i shpallur në kërkim, me inicialet B.Agalliu, 40 vjeç, ka kontaktuar në telefon teknikun e lavatriçes, duke i dhënë edhe adresën e shtëpisë se ku duhet të shkonte.

Ky i fundit, së bashku me veglat e tij të punës, ka shkuar pranë shtëpisë ku priste të riparonte lavatriçen, ndërsa aty ka gjetur Erjon Agalliun dhe kunatin e tij, Arben Bletën. Këta të fundit nuk e kanë besuar teknikun, duke e kujtuar si grabitës dhe me forcë e kanë mbajtur atë për rreth dy orë në banesë.

Gjatë 120 minutave, ata kanë tentuar të zbulojnë se cfarë kërkonte 25 vjecari në shtëpinë e tyre, dhe nuk e kanë besuar që ishte tekniku i lavatriçes derisa kanë marrë nje telefonatë nga B.Agalliu i cili u ka thënë se ishte ai që e ka dërguar për të riparuar defektin në makinën larëse.

Menjëherë sapo e kanë lënë të lirë 25 vjecarin, ky i fundit i është drejtuar Policisë së Fierit, duke treguar gjithçka çfarë i ndodhi. ‘Blutë’ e Fierit janë vënë në lëvizje, duke ndaluar dy kunetërit dhe shpallur në kërkim B.Agalliun, të cilët akuzohen për heqjen e paligjshme të lirisë, vepër kjo e kryer në bashkëpunim.

Të fundit

“Vuanin nga zemra dhe…”/ Dy ukrainaset që humbën jetën në Tiranë, dalin detaje të reja

Zbulohen detaje të reja në lidhje me vdekjen e dy vajzave nga Ukraina, të cilat u gjetën pa shenja...

Kur Rama ia kalon edhe Micotaqis!

Nga Dritan Hila Në udhëtimin e tij në Athinë Rama doli përtej pritshmërive të skeptikëve. Jo vetëm që preku të gjitha temat e nxehta por...

Çuçi mbledh Grupin e PS-së: Merreni me shumë impenjim, pas dy javësh do jemi në…

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e përjavshme. Kryetari Bledi Çuçi e nisi fjalën e tij me një falenderim të posaçëm për...

Temperatura të larta dhe reshje shiu, parashikimi i motit përgjatë javës

Kjo javë do të jetë e shoqëruar me mot të paqëndrueshëm, herë me temperatura të larta, por nuk do të mungojnë edhe reshjet e...

Po intervistonte live, gazetares i ndodh e papritura (Foto)

Nje moment i sikletshem ka qenë ky për një gazetare e cila mori një goditje nga një top futbolli gjatë një interviste për ndeshjen,...

Lajme të tjera

Web TV