Arben Ristani kujton vendimin në 2011 si kryetar KQZ ku shpalli Bashën kryebashkiak: Edhe një fitore që ka në jetë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arben Ristani, një nga kundërshtarët më të fortë të Lulzim Bashës, deklaron se edhe një fitore që ka në karrierën e tij Lulzim Basha, ka qenë ai aty. I ftuar mbrëmë në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24, Ristani tha se megjithatë vendimi ishte i drejtë porse ishte ai aty duke lënë më shumë për të nënkuptuar një lloj mosmirënjohje. Në zgjedhjet lokale të 8 majit të vitit 2011 për kryetar të Bashkisë së Tiranës garoi Edi Rama dhe Luzlim Basha. Pas përfundimit të numërimit të votave, Edi Rama rezultoi fitues me 10 vota më shumë se Lulzim Basha. Por pas një procesi rinumërimi në kutitë e votimit me arsyetimin se disa vota ishin hedhur në kuti të gabuara, Komisiuoni Qendror i Zgjedhjeve, me 4 vota pro dhe 2 kundër, vendosi të shpallë Bashën fitues me 81 vota më shumë se Edi Rama. Kryetar i KQZ në atë kohë ishte Arben Ristani. Në vitin 2013, pasi Basha u zgjodh kryetar I PD, Arben ristani u zgjidh sekretar i Përgjithshëm i PD, post që e mbajti për katër vjet. Risytani ka qenë gjatë kësaj kohe një nga kritikët më të fortë ndaj zotit Basha për mënyrën se si po e drejton PD. Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të këtij viti, Ristani nuk u përfshi nga Basha në listat e kandidatëve për deputet. Më poshtë, pjesë nga deklaratat e zotit Ristani bërë në emisionin “Dekalog”.

Zoti Ristani, në vitin 2011 ju, në cilësinë e kryetarit të KQZ-së keni dhënë vendimin që Basha të shpallej kreytar i bashkisës së Tiranës pas një procesi të hapjes së kutive dhe rinumërimit të votave. Sot, nëse do ishit në atë pozitë, do ta jepnit sërish atë vendim?

Lexo edhe :  Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, reagon ministri Hasani: Rezultat historik i shqiptarëve

Së pari, nuk është vendim personal, por është vendim kolegjial. KQZ është komision kolegjial. Tani ka ndryshuar pak, por në atë kohë ishte kolegjial. Së dyti, do ta jepja po atë vendim jo një herë por një qind herë. Ose sa herë ta kisha mundësinë. Sepse ishte me të drejtë. Unë kam patur vetëm një vërejtje në atë kohë nga OSBE-ODIHR që ishte për procedurë. Për procedurë kishte dy mundësi. Përpara se të deklarohej fitorja, ose pasi të deklarohej fitorja. Vota në kutinë e gabuar është aq e vlefshme për të qenë ai vendim që unë kam marrë dhe u konsiderua e vlefshme, saqë më pas u bë pjesë e legjislacionit.

Sot që keni kaq shumë kritika ndaj Lulzim Bashës nuk thoni çkam bërë?

Nuk ka të bëjë me atë punë. Por që ka vlejtur, që Basha edhe një fitore që ka në jetë, paskam qenë edhe unë aty.

Por ia ke dhënë ti.

Jo. Ia ka dhënë ligji. Jo unë.

 

 

Të fundit

“Gjysma e shpirtit tim u shua bashkë me ty”/ Ish-konkurentja e BBVA humb njeriun e zemrës

Ish-konkurentja e “Big Brother VIP1” si dhe këngëtarja Xheisara Frisku, ka ndarë një lajm të trishtë me ndjekësit e...

Çfarë ndodhi në BBV? Heidi shpërthen në lot: Nuk po më leni as të ha (Video)

Heidi Baci është përlotur mbrëmë pas debateve që pati me Meriton Mjekiqin dhe Françeska Muratin. Teksa Heidi po hante, moderatori e pyeti atë ‘nëse ishte...

Meta paraqitet në Prokurori me trëndafil të kuq në dorë (VIDEO)

Ilir Meta u paraqit në Prokurorinë e Tiranës me trëndafil në dorë. Teksa u pyet më pas nga gazetarët për arsyen e thirrjes në...

SPAK sekuestron 3 milionë euro pasuri ish-shefit të Operacionales, Oltian Bistri!

Gjykata e Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka sekuestruar pronat e ish-drejtuesit të policisë, Oltian Bistri, të arrestuar gjatë operacionit Metamorfoza. Njoftimi i...

Doli pak më parë nga Prokuroria/ Meta: U bëj thirrje të paktën të rregullojnë ashensorin!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës ku është marrë në pyetje lidhur me kallëzimin...

Lajme të tjera

Web TV