Berisha: Shpallja ime ‘Non Grata’ nga SHBA pa fakte! Me përjashtimin tim Basha i futi thikë pas shpine PD-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha këmbëngul që shpallja e tij ‘Non Grata’ nga SHBA-ja është bërë pa baza, e ndërsa tha se me përjashtimin e tij, Luzlim Bashai futi thikë pas shpine PD-së.

“Akuza për shpalljen Non Grata nuk ka asnjë fakt, dokument, fakt dhe argument. Një njerui që ka bërë gjithçka për luftën kundër korrupsionit, për afrimin e Shqipërinë me SHBA-BE, tani damkoset pasi mafia e Soros dështoi të më dezinjonte Non Grata për konspiracion kundër politikës së SHBA.

Del Hashim Thaci në Prishtinë në fund të korrikut 2018, do bëjmë sakrifica të mëdha, Do bënte operacion territorin e Kosovës. unë u ndodha diku me pushime, i kthehem ia kundërshtoj me argumente se kjo është zhbërja e Kosovës, ajo ishte se ishte me dosjen që ishte atje, atë dosje e kishin në dorë serbët, pasi e kundërshtova disa herë, këta e kishin shitur sikur me këtë projekt janë të gjithë dakord. Rama Vucic, donin të masakronin Kosovën, do e bënin Kosovën sallatë. Unë i kam thënë Hashim Thacin, më tha një nga udhëheqësit në Kosovë. Rama i thotë Thacit bëre gabim që e shpalle pa u marr vesh me mua, kërkon takim, jo s’ka takim.

Pastaj këtë moment e quajtën veprimtari konspirative, dhe u futa në radhën e seksioneve që Pompeu as nuk do e pranonte kurrë, unë hodha Blinken për shpifje ndaj meje, jo për vendimin, por shpifjet mbi të cilat bazohet vendimi. Basha i them kërkoj transparencë, mos u përzie, Filluan zërat në Partinë Republikane, që kemi të bëjmë me hiç.

I bëj të qartë që unë kurrë, nuk pranoj t’i dorëzoj sovranitetin vendit tim, mund t’i tregoj dhe them shumë gjëra, për ndjenjat e mia proamerikane, por ato nuk me lejonin kurrë mua që të shkonte ndërmend që të cedoja pa marrëveshje dhe Kushtetutë, kurrë, do ishte turpi më i madh që do i lija vetes dhe unë do jem në parlament, pa asnjë lloj diskutimi.

Lexo edhe :  Delvinë/ Çobani rezulton dy ditë i zhdukur pa gjurmë

Shumë gjëra i keni dëgjuar, por po shkojmë te fundit, Lulzim Basha në një akt të pashembullt në historinë e një vendi apo shteti, diktatorial apo demorkatik, pa pyet asnjë njeri del dhe komunikon përjashtimin e Sali Berishës duke i futur një thikë pas shpine të gjitha parimeve mbi të cilat është ngritur PD”, tha Berisha.

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV