Nis Conference League/ Kampionati më i ri i i UEFA do mbyllet në Air Albania në maj 2022

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot ngre siparin kompeticioni më i ri i UEFA, Conference League që do të mbyllë rrugëtimin e gjatë të sezonit të parë në Air Albania Stadium në Tiranë në muajin maj të vitit 2022.

Tottenham që do të luajë në transfertën franceze me Rennes dhe Roma që do të presë CSKA e Sofjes.

Sa i përket skuadrës londineze, sytë janë nga Harry Kane që ka shënuar 40 gola në kompeticionet evropiane por ai këtë mbrëmje mund të vendosë një rekord të ri për Hotspur me 64 ndeshje në aktivitetet e UEFA për klube. Tottenham e ka një trofe evropian, atë të edicionit të parë të Kupës UEFA që sot është Europa League, tani mbetet për të parë nëse skuadra londineze do të jetë në gjendje për të fituar edhe edicionin e parë të Conference League

Në Olimpico, Roma do të presë CSKA e Sofjes me verdhekuqtë që kanë një ekspert në kompeticionet evropiane si Jose Mourinho. Trajneri portugez kërkon që forcojë akoma më shumë legjendën e tij dhe të fitojë 3 trofe evropianë me 3 klube të ndryshme. Pasi ka fituar Ligën e kampioneve me Porton e Interin dhe Europa league me Manchester United, Mourinho do të kërkojë të shtojë në palmaresin e tij edhe trofeun e Conference League.

Të fundit

Para apo pas ngrënies, kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie...

Konfirmohet sezoni i dytë i “Ferma VIP”, cilët janë konkurrentët?

“Ferma Vip” do të hapë dyert sërish për një sezon të dytë plot aventura dhe sfida. Vetë faqja zyrtare e reality show-t në Instagram ka...

Erdogan, Imamoglu dhe “demokracia” turke

Arrestimi i Ekrem Imamoglu, një "grusht shteti politik" dhe "sulltanati" i Rexhep Tajip Erdogan në Turqinë moderne. “Po goditet vullneti i popullit”, “jemi përballë një...

Ky është lumi më i ndotur në Europë

Një studim i Universitetit të Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar, që ka analizuar 258 lumenj në mbarë botën dhe ka treguar se një në...

Cilët janë sektorët më të targetuar nga sulmet kibernetike?

Kjo është Java Globale e Parasë. Këtë vit, slogani është “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri”. Në fokus është mbrojtja nga keqbërësit dhe vjedhja...

Lajme të tjera

Web TV