Veliaj: Pas autobusëve të Unazës së Re, do i hiqet licenca një tjetër kompanie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se do i hiqet licenca një prej kompanive që bën pastrimin në një prej njësive administrative ku menaxhimi i mbetjeve linte shumë për të dëshiruar.

“Siç mora një vendim të vështirë, por të drejtë për heqjen e licencës së një linje autobusi, po përgatitem për të marrë një vendim tjetër këtë javë, prapë për heqje licence, por tani të një operatori pastrimi. Ajo zonë, që ka qenë një nga zonat më problematike dhe ku kemi pasur më shumë vërejtje me atë operator, Loti IV, do t’i kalojë kompanisë publike “Eco Tirana” për të kryer pastrimin aty, sepse kjo histori duhet të marrë fund,” deklaroi ai, duke shtuar se, viti i ri shkollor duhet ta gjejë kryeqytetin në një situatë shumë të rregullt.

Bashkia e Tiranës do t’i bashkohet Ditës Botërore të Pastrimit, të shtunën e 18 Shtatorit. Aksioni, që pritet të aktivizojë punonjës, por dhe shumë qytetarë të organizuar në mënyrë vullnetare në disa prej pikave më nevralgjike të caktuara në çdo lagje të Tiranës, është lançuar nga vetë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili ka njoftuar se kryeqyteti i rikthehet kështu traditës së përvitshme për pastrimin e qytetit.

“Tani qyteti pastrohet si kurrë më parë. Kush vjen nga jashtë, – edhe delegacioni i Kancelares që ishte para pak ditësh, – e dallon dhe thotë: “Tirana është sot dita me natën”. Por pyetja është, – “a mjafton?” Qartazi nuk mjafton! Kur shikon që ka akoma njerëz që hedhin nga ballkoni, apo se si në koshat e vegjël që janë vetëm për përdorim të mbeturinave të konsumit hidhet qesja e mbeturinave industriale të shtëpisë, do të thotë që kemi ende shumë për të bërë, fillimisht për të ndryshuar mentalitetin. Ndaj jam edhe sot shumë i lumtur që, përveç uniformave të Bashkisë, shoh edhe shumë uniforma të vullnetarëve, pasi kjo nuk bëhet dot vetëm,” u shpreh Veliaj, duke nënvizuar se një qytet që do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022, fillimisht duhet të jetë i pastër.

Lexo edhe :  Greqia shton presionin: Integrimi i Shqipërisë sipas kushteve tona

Viti 2021 është viti i katërt i Ditës Botërore të Pastrimit, të cilës i bashkohen 186 shtete. Për vitin 2022, Shqipëria është përzgjedhur edhe si vendi organizator i Ditës Botërore të Pastrimit.

 

Të fundit

Sot mbledhja e përbashkët e parlamenteve Kosovë-Shqipëri, i pranishëm Rama dhe Kurti

Sot do të mbahet mbledhja e përbashkët mes dy parlamentëve, të Shqipërisë dhe të Kosovës. Nga vendi ynë të...

Protesta e 23 dhjetorit, Berisha zbulon skenarin e protestës: Do ketë tronditje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbuluar detaje nga protesta e radhës që do të mbahet më 23 dhjetor. Në një intervistë televizive,...

Wisner:Administrata Trump sdo të duhej të tundohej nga zgjidhjet territoriale në Ballkan

Nga Valona Tela Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës, Frank Wisner, thotë se Kosova sot është një histori e përzier...

Lundrimi i rrezikshëm me 5G në xhepin e pasmë

Nga Leonard Veizi   Në shumë telefona android tashmë ka nisur të shfaqet sinjali 5G. Dhe po aq shfaqet dukshëm dhe në rrjetin WI-FI. Ashtu në...

Sfida e mazhorancës për zgjedhjet e 2025

Kryeministri Edi Rama ishte dje në takimin vjetor të Këshillit Kordinues të Dasporës, ku theksoi rëndësinë e votës së tyre dhe sfidat që ka...

Lajme të tjera

Web TV