Jimi Hendrix, vdekja tragjike e kitaristit virtuoz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ai njihet si kitaristi më i madh i të gjitha kohërave. E zotëronte veglën muzikore në mënyrën më të mirë të mundshme. Madje mund ti binte duke përdorur këmbët edhe dhëmbët dhe tingujt do të kishin të njëjtën vlerë.

…Më 18 shtator 1970 Jimi Hendrix u gjet i vdekur në bodrumin e tij në Londër. Ai ishte 27 vjeç. Ndonëse kishte jetë të shkurtër, ndikimi i tij si kitarist roku ishte i madh në epokën e re të muzikës revolucionare.

Ngjarja

Sipas dëshmive ditën e fundit të jetës së tij 17 shtator 1970 Hendriks e kaloi me Monika Dannemann, që njëkohsisht është e vetmja dëshmitare e orëve të tij të fundit Dannemenn thotë se ajo kishte përgaditur ushqimin për të dy në apartamentin e saj në hotelin Samarkand, afërsisht nga ora 11 pasdite, kur ata pinë dhe verë Ajo e voziti Hendriksin deri tek një i afërm, ku ai qëndroi deri sa Dannemenn afër orës 1.45 paradite e mori dhe u kthyen në apartament rreth orës 3 paradite. Dannemenn thotë se qëndruan duke biseduar deri në 7 paradite, dhe më pas shkuan të flejnë, ajo u zgjua rreth orës 11 paradite dhe e gjeti Hendriksin duke marrë frymë por ishte pa ndjenja dhe nuk reagonte. Ambulanca mbërriti rreth orës 11:27, ata e transportuan në Mary Abbot’s Hospital dhe aty u shpall vdekja e tij ne orën 12:45 pasdite.
Shakaku i vdekjes dukej të ishte se Hendriks kishte marrë 9 pilula nga ilaçet e gjumit Vesparax të Dannemenn, e që ishte 18 herë më shumë se doza e rekomanduar. Në varrimin e tij me 1 tetor 1970 në Greenwood Cemetery në Renton,Washington, morën pjesë më shumë se 200 persona, ndër ta edhe muzikantë të famshëm si Miles Davis, Mitch Mitchell, Noal Redding, John Hammond etj.

Sondazhi

Jimi Hendrix është kitaristi më i madh i të gjitha kohërave, sipas revistës “Rolling Stone”. Revista në fjalë në një nga numrat e saj ka publikuar listën e 100 kitaristëve më të mëdhenj të historisë. Në listën e hartuar nga një grup ekspertësh pas Hendrix vijnë: Eric Clapton, Jimmy Page, Keith Richards, Jeff Beck, B.B. King, Chuck Berry, Eddie Van Halen, Duane Allman dhe Pete Townshend.
“Jimi Hendrix ka bërë të shpërthejë ideja jonë mbi mënyrën se si mund të jetë muzika rok. Ai ka manipuluar kitarën, studiot e regjistrimit dhe skenën”, ka deklaruar kitaristi Tom Morello për gazetën. Fituesi i cmimit Grammy i është referuar këngëve legjendë si “Purple Haze” dhe “The Star-Spangled Banner”.
Në panelin e ekspertëve të thirrur për të bërë vlerësimet ishin edhe Lenny Kravitz, Eddie Van Halen, Brian May dhe Dan Auerbach i grupit The Black Keys, bashkë me disa gazetarë e redaktorë të vjetër të “Rolling Stones”.

Lexo edhe :  Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare

Jeta e kitaristit

Xhimi Hendriks u lind në Siatëll, Uashington, më 27 nëntor të vitit 1942. Mësoi të luante në kitarë akustike në moshën 13-vjeçare. Në vitin 1959 ai la gjimnazin dhe u fut në ushtri. Pas ushtrie punoi si një muzikant mbështetës në disa grupe bluzi dhe më pas u largua për në Nju Jork. Pasi filloi të jepte shfaqje me bandën e tij në një kafene, atij iu afrua të shkonte në Britani dhe të niste një karrierë premtuese. Sapo mbërriti atje, iu bë ndryshimi i emrit nga Xhejms në Xhimi. Në Britani Xhimi krijoi një bandë të re të quajtur Xhimi Hendriks Experience, ku bënin pjesë Xhimi si kitarist dhe këngëtar lider, batisti Noel Redding dhe bateristi John Mitchell.
Karriera e tij lulëzoi edhe më shumë kur u kthye në SHBA për një festival, ku ai përplasi edhe kitarën e tij me tepër egërsi. Me nxjerrjen e dy albumeve Are You Experienced? dhe Axis: Bold as Love, Xhimi Hendriks u ngjit në majat e klasifikimeve.
Megjithatë, përdorimi i drogës filloi ta përkeqësonte jetën dhe marrëdhëniet e tij me njerëzit, lidhjet e tij të dashurisë përfundonin shpejt dhe menaxheri i parë e la.
Në natën e 17 shtatorit të vitit 1970, pak kohë pasi mbërriti në spital, Hendriks u shpall i vdekur.

Të fundit

Horoskopi i ditës, 13 maj 2024

Dashi Hëna do jetë në të njëjtën linjë me Saturnin sot dhe do ju bëjë edhe më të mençur dhe...

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet në katër dhoma dhe me...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Lajme të tjera

Web TV