E bujshme nga Spanja, Laporta po tenton rikthimin e Pep Guardiolës te Barcelona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pep Guaridola te Barcelona! Kjo është ëndrra e çdo tifozi katalanas që ka parë një herë se si ish-mesfushori ndërtoi një nga ekipet më spektakolare të futbollit të dekadave të fundit në eksperiencën e tij të parë në pankinë në “Kamp Nou”. Me sa duket, Joan Laporta po përpiqet që këtë ëndërr ta bëjë realitet.

Kriza në klub është e dukshme dhe për të ngjallur disi atmosferën pas kaosit financiar, mungesës së rezultateve dhe largimit të Mesit, duhet një goditje e madhe. Laporta mendon se kthimi i Guardiolës është pikërisht “ilaçi” i duhur për të kthyer përsëri entuziazmin në Katalonjë dhe sipas “El Nacional” ka kontaktuar teknikun.

Nëse Guardiola nuk do të dëshironte të bëhej trajner, atëherë ai do të kishte mundësinë të zgjidhte një detyrë në stafin e katalanasve, si këshilltar i presidentit apo drejtor sportiv, për të ndërtuar nga e para një klub i cili duket sikur është shumë vite larg atij që la trajneri kur u largua më shumë se një dekadë më parë.

Kontrata e Guardiolës me Mançester Sitin përfundon në vitin 2023 dhe trajneri ka bërë të qartë se nuk do të rinovojë marrëveshjen. Por Laporta shpreson që trajneri të largohet nga Anglia një vit më parë, që në verën e ardhshme, për t’u kthyer në klubin ku mori famë si lojtar e si trajner.

Të fundit

Horoskopi për ditën e sotme, ja çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në vendin e punës. Tregohuni sa më të sigurtë në veten...

Nuk ka befasi, Manchester City shkatërron Brightonin dhe merr kryesimin e Premier League

Manchester City me shpejtësi maksimale në sprintin final të sezon. Kampionët në fuqi të Premier League-s fituan thellë 4-0 në fushë e Brightonin dhe...

FOTO/ Çfarë ka ndodhur? Jetmir Salaj në zi, humb personin e afërm

"Zoti merr pranë vetes gjithmonë më të mirët"– kështu shkruan Jetmir Salaj në ‘instastory’ bashkangjitur me një foto me disa qirinj. Kjo është fotoja tipike...

Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar ‘vendbanimin e parë’ të gjithë racës njerëzore

Ata publikuan zbulimet e tyre pasi studiuan ADN njerëzore, por studiues të tjerë ende nuk janë të bindur. Shkencëtarë në Australi kanë hapur një debat...

Lajme të tjera

Web TV