Kushi për mësimin me turne: Vendimi nuk është definitiv për gjithë vitin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit Evis Kushi është përpjekur të qetësojë prindërit e shqetësuar për zhvillimin me turne të procesit mësimor dhe me orë të shkurtuara.

Pas mbledhjes së qeverisë, e pyetur për këtë çështje, ajo tha se vendimi nuk është definitiv deri në fund të vitit, por në bazë të situatës së pandemisë në vend dhe vendimeve të Komitetit të ekspertëve. Ajo tha se 87% e mësuesve janë të vaksinuar me të paktën një dozë, ndërsa 71% me të dyja dozat, duke shpresuar se procesi i vaksinimit do të çojë drejt normalizimit dhe situatën në shkolla.

“Unë i mirëkuptoj të gjithë prindërit që janë të shqetësuar për cilësinë e arsimit, për kohëzgjatjen apo për turnet që jemi të detyruar t’i aplikojmë për shkak të udhëzuesit të MSH. Të gjithë e dimë që jemi ende në situatë pandemie. Një nga rregullat që duhet të zbatojmë në shkollat tona është edhe distanca fizike, ndaj në ato shkolla ku numri i nxënësve është i lartë, jemi të detyruar të zbatojmë turnet. Dua t’i qetësoj prindërit duke iu thënë që ky nuk është vendim definitiv që do zbatohet për gjithë vitin, por është sipas situatës. kom i ekspertëve e vlerëson në një sistem javor, 2-javor dhe shumë shpejt do ketë një vendim tjetër, duke shpresuar që procesi i vaksinimit do na çojë drejt normalizimit. Një pjesë e shkollave e zbatojnë. 87% e mësuesve sot janë të vaksinuar, 71% janë të vaksinuar me të dy dozat dhe pjesa tjetër pritet të marrin dozën e dytë”, deklaroi Kushi.

Kushi shpjegoi dhe dy vendime të marra në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

“Vendimi i parë ka të bëjë me disa ndryshime në VKM-në e vitit 2020 që lidhet me mbështetjen financiare për studentët e ekselencës që studiojnë jashtë nga fondi i ekselencës . Për shkak të situatës së pandemisë, në shumë universitete u aplikuan disa metoda vlerësimi ndryshe nga ato tradicionale, studentët merrnin vlerësim kalon, nuk kalon dhe jo me notë, ndërkohë që VKM përcakton një mesatare, kështu që për t’i mos penalizuar, shtuam dhe këto raste për situata të jashtëzakonshme. Studentët ekselentë do të kenë mbështetjen tonë, jo vetëm për studimet, por edhe për punësimin e tyre”, tha ajo.

Lexo edhe :  Cilat ishin mesazhet e Ramës?/ Zbulohen kodet e përdorura nga kryeministri në Athinë

“Vendimi i dytë lidhet me miratimit të memorandumit të bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë mes Shqipërisë dhe Spanjës. Objektivi ynë të bashkëpunojmë me universitetet prestigjioze”, deklaroi Kushi.

 

Të fundit

E keni ditur? Ja pse në mëngjes është më mirë të konsumohet kafe se çaj

Kafeja dhe çaji janë 2 nga pijet më të konsumuara në mbarë botën. Megjithatë, në mëngjes, njerëzit zakonisht zgjedhin...

‘Thumbime’ politike/ Përfundon takimi mes Mitsotakis dhe Erdogan, ja çfarë u diskutua

Vetëm disa orë ka zgjatur vizita zyrtare e kryeministrit grek në kryeqytetin e Turqisë dhe bisedimet me presidentin turk, në një përpjekje të emërtuar...

Rama, asnjë fjalë për Belerin/ Kollçaku: I përket drejtësisë

Deputeti Bardhyl Kollçaku, në intervistën për “Special Report”, u ndal edhe te fakti që kryeministri Edi Rama nuk komentoi për çështjen e Fredi Belerit...

Si ndodhi vrasja e 28-vjeçarit në Fier? Gazetarja e njohur zbulon detajet

Autori Azgan Mernica u arratis menjëherë pas krimit të rëndë, ndërsa policia vijon krehjen e zonës për gjetjen e tij dhe vënien në pranga. Nga...

Vizita e Ramës në Athinë, Ngjela: Grekët po tregohen injorantë me Belerin

Avokati, Spartak Ngjela e cilësoi takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë,  si një zhvillim shumë pozitiv dhe dëshmi se çështja shqiptare...

Lajme të tjera

Web TV