Avionët ushtarakë në gatishmëri/ Tensionet mes Tajvanit dhe Kinës më të mëdhenj që prej 40 vitetve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tensionet me Kinën janë më të këqijat në 40 vjetët e fundit. Kështu tha ministri i Mbrojtjes i Tajvanit, duke paralajmëruar për rrezikun e një sulmi aksidental midis dy vendeve.

Chiu Kuo-cheng i bëri komentet pasi Kina dërgoi një “numër rekord” të avionëve ushtarakë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit, për katër ditë rresht. Tajvani e konsideron veten shtet sovran, por Kina e sheh atë si provincë të shkëputur. Pekini nuk e ka përjashtuar përdorimin e mundshëm të forcës për të arritur bashkimin. Avionët kinezë nuk kanë fluturuar deri në ishull, por Chiu paralajmëroi se situat mund të përshkallëzohet.

Chiu gjithashtu tha se Kina mund të jetë në gjendje të pushtojë ishullin deri në vitin 2025. Ai pranoi se Kina e ka tashmë kapacitetin për të pushtuar, por tha se një veprim i tillë do të bëhet më i lehtë në vitet e ardhshme. Ai nuk dha më shumë hollësi.

Tajvani është shkëputur nga Kina kur komunistët kanë marrë pushtetin në vitin 1949. Disa aleatë perëndimorë të Tajvanit janë shprehur të shqetësuar me faktin që Kina po tregon hapur fuqinë e saj ushtarake, kohëve të fundit.

Të fundit

Rama e pret në aeroport, mbërrin në Tiranë presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe

Presidenti i Emirateve Arabe Mohamed bin Zayed Al Nahyan ka mbërritur në Tiranë për një takim me Ramën. Në...

Papa Francesku në gjendje kritike për jetën, Spiropali: Presim me shpresë shërimin tuaj

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka dërguar një mesazh për Papa Françeskun, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Spiropali shprehu shpresën...

​Mijëra kanadezë nënshkruajnë peticionin “për t’i hequr shtetësinë Elon Musk”

Mijëra njerëz kanë nënshkruar në mënyrë elektronike një peticion parlamentar që bën thirrje për revokimin e shtetësisë kanadeze për Elon Musk për rolin e...

Prej gati 2 vitesh larg muzikës, çfarë ndodhi me Flori Mumajesin?

Ai i mungon prej kohësh muzikës shqiptare e skenës, por emri i tij mjafton për të trazuar ujërat në çdo lajm, me shpresën se...

Vape po vret të rinjtë që na kanë mbetur në Shqipëri! Flet mjeku

Në shumë vende evropiane kryesisht në Britani është shtuar numri i personave që paraqiten në spital si pasojë e përdorimit të “vape”. Ajo erdhi...

Lajme të tjera

Web TV