Qeveria miraton fondin shtesë për të pastrehët nga tërmeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë fondin shtesë në buxhetin e shtetit prej 800 milionë lekë, për subvencionimin e pagesave të qirasë për familjet e mbetura të pastreha nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Në vendimin e qeverisë thuhet se efekti financiar, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2021.

Vendimi hyn menjëherë në fuqi dhe betohet në Fletoren Zyrtare. Për zbatimin e këtij vendimi, qeveria ka ngarkuar Ministrinë e Financave dhe njësitë e qeverisjes vendore.

Vendimi i miratuar

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2021, MIRATUAR PËR MINISTRINË E FINANCAVE DHE EKONOMISË, PËR SUBVENCIONIMIN E PAGESAVE TË QIRASË PËR FAMILJET E MBETURA TË PASTREHA, SI PASOJË E FATKEQËSIVE NATYRORE, TËRMETIT TË DATËS 26.11.2019

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936/2016, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, dhe të aktit normativ nr.37, datë 24.12.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për një ndryshim në aktin normativ nr.8, datë 7.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përdorimin e procedurës së përshpejtuar për subvencionimin e pagesës së qirasë së banesës për familjet e mbetura të pastreha, si pasojë e fatkeqësive natyrore, tërmetit të datës 26.11.2019”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në buxhetin e vitit 2021, miratuar për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, në programin e strehimit, shtohet fondi prej 800 000 000 (tetëqind milionë) lekësh, në zërin “shpenzime korrente”, përkatësisht, në produktin për pagesat e subvencionimit të qirasë për familjet e mbetura të pastreha si pasojë e fatkeqësive natyrore, tërmetit të datës 26.11.2019.
Efekti financiar, prej 800 000 000 (tetëqind milionë) lekësh, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2021.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Të fundit

Takimi në Athinë/ Rama preku jo vetëm qeverinë por edhe opozitën

Analisti Skënder Minxhozi e cilësoi takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Greqi si një sukses të tijin...

Grabiti makinën e dy italianëve, Ervis Myrtaj dyshohet si autor i 2 vjedhjeve të tjera!

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me Ervis Myrtajn, i cili dyshohet si autor i vjedhjes së një shume parash dhe sendesh personale,...

Arsyet që do të të bindin të ecësh pas vaktit të darkës

E dije se të ecësh pasi ke ngrënë darkën mund të jetë çelësi i përmirësimit të shëndetit tënd të përgjithshëm? Një ecje e shkurtër...

Analiza/ Si mund të përfitojë Shqipëria nga plani i rritjes 6 miliard euro i KE

Në kohët e pasigurive globale, qëndrimi në rrugën e rritjes së qëndrueshme drejt anëtarësimit në BE duhet të mbetet një nga prioritetet për vendet...

“100 milionë PO”, kush është reperja shqiptare që mori propozimin për martesë? (Video)

Reperja Morena Taraku ka surprizuar ndjekësit e saj me postimin më të fundit në ‘Instagram’. Një video ku shfaqen qindra trëndafila dhe duket si një...

Lajme të tjera

Web TV