Qendra e Nano-Teknologjisë në Tiranë, Veliaj: Qyteti do të bëjë gjithçka që nisma të jetë histori suksesi për shkencëtarët e rinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana me qendrën e saj të nano-teknologjisë Nano Alb do ta shndërrojë vendin tonë në lider në Ballkan në këtë fushë. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka takuar liderin shqiptar të nano-teknologjisë në Barcelonë, Prof. Arben Merkoçin, teksa thekson se Tirana do të bëjë gjithçka që iniciativa Nano-Alb të jetë histori suksesi për shkencëtarët e rinj.

“Ishte një kënaqësi e veçantë takimi me liderin shqiptar të nano-teknologjisë në Barcelonë, Prof. Arben Merkoçin. Qyteti i Tiranës do të bëjë gjithçka që nisma Nano-Alb të jetë histori suksesi për shkencëtarët e rinj, teksa Tirana përgatitet për EYC2022”, shkruan Veliaj.
NanoAlb është aktualisht një qendër virtuale e cila synon të shndërrohet në një qendër të ekselencës e cila do të shërbej edhe si model për qendra të tjera. Nga ana tjetër, duke qenë nga të vetmet në zonë, do ti shërbej pozicionimit të Shqipërisë në këtë fushë kaq të rëndësishme duke u bërë lider në Ballkan dhe duke shërbyer si një urë bashkëpunimi me qendra të tjera të rëndësishme të nanoteknologjisë në Evropë dhe në botë.

NanoAlb synon evidentimin dhe koordinimin e aktiviteteve më të rëndësishme të nanoshkencës dhe nanoteknologjisë në Shqipëri. Objektivi kryesor janë fushat me rendësi jetike në Shqipëri si diagnostikimi i sëmundjeve (duke përfshire epidemitë), ndotësve emergjente (metalet e rënda si merkuri, plumbi, kadmiumi, pesticidet e përdorur në bujqësi dhe lëndëve të tjera kimike të rrezikshme për shëndetin e njeriut të përdorura në industri të ndryshme) dhe teknikat bashkëkohore përkatëse të kërkimit shkencor të lidhura me metodat e diagnostikimit me nanobiosensorë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Të fundit

Thellohet tragjedia në Teksas, numri i të vdekurve rritet në 69

Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese që goditën shtetin amerikan të Teksasit ka arritur në 69, sipas një...

Lorent Nake rikthehet në krye të burgut të Drenovës

Pas shkarkimit të drejtorit të deritanishëm të burgut të Drenovës, Fatjon Fasho, ministri i Drejtësisë nuk ka vonuar emërim e drejtorit të ri të...

Botërori i Klubeve, cilat janë katër ekipet gjysmëfinaliste

PSG, Real Madrid, Fluminense dhe Chelsea janë katër skuadrat gjysmëfinale të Kupës së Botës për klube. Kampionët në fuqi të Evropës eliminuan Bayern Mynihun pas...

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan nis testimet…

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan u ul në timonin e sedanit të ri elektrik të prodhuar nga kompania vendase Togg, në një përpjekje...

Parakalim i gabuar, aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë. Mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Policia dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje ndërkohë ekspertët po...

Lajme të tjera

Web TV