“Rezidenca Presidenciale”, Rusvelt e pagëzoi si: “Shtëpia e Bardhë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Guri i parë i themelit është vendosur më 13 tetor 1792

Vendin ku do të ndërtohej shtëpia e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e zgjodhi vetë presidenti Xhorxh Uashington në vitin 1791. Ndërtimi i shtëpisë së presidentit filloi një vit më vonë, por vetëm në nëntor të vitit 1800 ajo priti banorët e parë të saj…

 

…Ndërtimi i Shtëpisë së Bardhë nisi me gurin e parë të themelit, më 13 tetor 1792, pa asnjë ceremoni formale. George Washingtoni vendos gurthemelin e parë të Shtëpisë së Presidentit në Uashington, DC, Shtëpia e projektuar nga James Hoban, do të kishte 3 kate dhe më shumë se 100 dhoma. Emri “Shtëpia e Bardhë”, iu dha zyrtarisht në vitin 1901.

 

Punimet

Rezidenca kryesore, si dhe themelet e shtëpisë u ndërtuan kryesisht nga punonjës skllevër dhe të lirë afro-amerikanë, si dhe nga evropianë të punësuar. Pjesa tjetër e punës u krye nga emigrantët, të cilët s’e kishin akoma shtetësinë. Muret me gurë ranorë u ngritën nga emigrantët skocezë të punësuar nga arkitekti Hoban, ashtu si dhe relievet e larta dhe dekorimet mbi hyrjen veriore. Pjesa më e madhe e punës me tulla dhe suva u krye nga emigrantët irlandezë dhe italianë. Ndërtimi fillestar u zhvillua në një periudhë prej tetë vitesh dhe me një kosto 232,371.82 dollarë. Edhe pse s’kishte përfunduar akoma Shtëpia e Bardhë ishte gati për banim rreth datës 1 nëntor 1800. Mungesa e materialeve dhe punës bënë të nevojshme ndryshimin e planit të mëparshëm të inxhinierit francez Pierre l’Enfant për një “pallat” që do ishte pesë herë më i madh se shtëpia që u ndërtua aktualisht. Shtëpia e ndërtuar, fillimisht përmbante dy kate në vend të tre që ishin planifikuar. Kur përfundoi ndërtimi, muret e ndërtuar me gurë ranorë u lyen me një përzierje gëlqereje, kafeine dhe plumbi duke i dhënë shtëpisë ngjyrën e saj karakteristike dhe emrin.

 

Emërtimi

Ndërtesa fillimisht mbante disa emra, si “Pallati i Presidentit”, “Rezidenca Presidenciale”, apo “Shtëpia e Presidentit”. Të dhënat më të hershme të emrit “Shtëpia e Bardhë” janë të regjistruara në vitin 1811. Ekziston një legjendë sipas të cilës, gjatë rindërtimit të strukturës u aplikua bojë e bardhë për të maskuar dëmtimin që kishte shkaktuar zjarri, duke i dhënë emrin, por duke qenë se ajo ishte e ngjyer në të bardhë që në fillim, kjo teori bie poshtë. “Rezidenca Ekzekutive” ishte emri që përdorej në kontekst zyrtar deri sa presidenti Theodore Rusevelt vendosi emrin formal “White House – Washington” duke e gdhendur në të gjitha dokumentet zyrtare. Koka e letrës “The White House” me fjalën “Washington” poshtë i përket administratës së Franklin Delano Roosevelt”. Edhe pse nuk ishte ndërtuar dhe disa vite pas presidencës së George Washington, ekzistojnë teori se emri tradicional i shtëpisë së presidentit të SHBA mund ta ketë origjinën nga shtëpia e Martha Custis Washington, “White House Plantation” në Nju Kent, Virxhinia, kur presidenti i parë dhe bashkëshortja e tij ishin njohur në mesin e shekullit të 18-të.

 

Lexo edhe :  Aktiviteti i tepërt fizik çon në fertilitet? Ja ç’thonë studiuesit

Presidenti i parë

John Adams u bë presidenti i parë që banoi në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë ditës së tij të dytë në shtëpi ai i shkroi gruas së tij Abigail një letër, ku ishte dhe një lutje për shtëpinë: “I lutem Perëndisë që t’i japë bekimet më të mira kësaj Shtëpie dhe të gjithë atyre që do banojnë këtu tani e mbrapa. Vetëm burra të ndershëm e të mençur udhëheqshin nën këtë çati”. Franklin Delano Roosevelt e ka gdhendur bekimin e Adams në oxhakun e Dhomës së Ngrënies. Adams nuk jetoi gjatë në shtëpi dhe menjëherë pas tij ishte radha e Thomas Jefferson, i cili dha idetë e tij se si duhej të ndryshohej Shtëpia e Bardhë. Ishte Benjamin Henry Latrobe, i cili e ndihmoi me skicimin e Kolonadave Lindore dhe Perëndimore, krahë të vegjël që ndihmojnë në fshehjen e pjesëve, ku zhvillohen veprimet e zakonshme shtëpiake si larja e rrobave, stalla dhe depoja. Sot, kolonadat e Jefferson lidhin rezidencën me Krahun Perëndimor dhe atë Lindor.

 

Zjarri

Në vitin 1814, gjatë Luftës së vitit 1812, trupat britanike i vunë zjarr Shtëpisë së Bardhë dhe një pjesë e madhe e Uashingtonit u prek nga zjarret. Vetëm muret e jashtme mbetën dhe ato u desh të shembeshin dhe të rindërtoheshin pasi ishin dobësuar nga zjarri. Pas zjarrit, të dy arkitektët, Benjamin Henry Latrobe dhe Hoban kontribuan në skicimin dhe rindërtimin e Shtëpisë së Bardhë. Portiku jugor u ndërtua në vitin 1824, gjatë presidencës së Jamrs Monroe, ndërsa ai verior u ndërtua gjashtë vite më vonë.

 

 

Shtëpia e Bardhë ndodhet në 1600 Pennsylvania Avenue, N.W., në Washington DC. Pallati presidencial zotëron 7.3 hektarë, rrethuar me drurë të lartë dhe shekullorë.

Ballina kryesore e ndërtesës është 52 metra e gjatë dhe 26 metra e gjerë. Disa nga katet përdhese janë ndërtuar sipas stilit anglez, kjo për shkak të pjerrësisë së tokës, ndërsa dy pjesët anësore, i kanë rezistuar dhe i përkasin strukturës origjinale. Konstruksioni i krahut perëndimor u bë në vitin 1902, nën kujdesin e Kongresit Amerikan me një investim prej 65.196 dollar. Aty ndodhen Zyra Ovale presidenciale, dhoma e seancave, e quajtur ndryshe Roosevelt Room, Sekretaria dhe Dhoma e Senatit. Dyert prej xhami të Zyrës së Presidentit hapen mbi dhe në drejtim të Rose Garden (Parku Rose). Kontruksioni i Pjesës Lindore u bë në vitin 1942, dhe në të ndodhen përveçse zyrave të sekretarive presidenciale, por edhe zyrat arkivore dhe depo magazinimi.

Më pas vjen kabineti i pritjeve diplomatike, zyra e hartave, nga e cila Presidenti Franklin D. Roosevelt monitoronte ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore. Të gjitha dhomat e katit të parë janë të hapura për publikun amerikan, me përjashtim të dhomës së ngrënies, e cila përdoret vetëm nga banorët e Shtëpisë së Bardhë. Madje, East Room- Salla Lindore –e quajtur “Public Audience” (Audiencë Publike), ruan ende stilin klasik të shekullit të 19-ë. Por jo vetëm kaq, East Room përdoret për mbrëmje argëtuese, dasma, funerale, dhe aty bëhen edhe firmosje të kontratave ekonomike.

Të fundit

Konflikt i çastit apo hakmarrje?/ Pistat ku po heton policia mbi ngjarjen në Fier

Të dhëna të reja në lidhje me vrasjen e efektivit të Shqiponjave në fshatin Nbaltëz në Fier. Viktima dhe babai...

Kryeministri grek mbërrin në Ankara për tu takuar me Erdogan

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur pak minuta më parë në Ankara për takimin me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Kryeministri grek është pritur...

Cilat janë degët që kanë pësuar rënie të kërkesave për regjistrim dhe cilat rritje

Ndjekja e studimeve të larta po strukturohet me nevojat e tregut global të punës, teksa shihet një prirje në rritje për degët e mjekësisë...

Vrasja e efektivit të Shqiponjave në Fier, zbulohet identiteti i autorit

Zbulohet identiteti i autorit i vrasjes së efektivit të Shqiponjave në Fier. Bëhet fjalë për shtetasin Asllan Mernica i njohur edhe si Azgan Mernica. Autori...

“Ti s’ke fytyrë, pse lyhesh?!” Graciano me tone ofenduese ndaj Heidit

Balerini Graciano Tagani nuk ndalon së akuzuari Heidi Bacin. Teksa kjo e fundit po ecte në living për të dalë jashtë, balerini e pyet...

Lajme të tjera

Web TV