Situata në Partinë Demokratike/ Roland Qafoku: Nuk ka burrë nëne të llogarisë kush do fitojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situatën në Partinë Demokratike gazetari Roland Qafoku e sheh si të habitshme.

Nga emisioni “Arnautistan” në MCN TV Qafoku tha se tashmë nuk mund të llogaritet se kush do fitojë PD-në, por sipas tij pas 8 vitesh që në këtë parti nuk ndodhte asgjë, tashmë po ndodh. Gazetari gjithashtu shtoi se nga gjithë kjo që po ndodh në PD Basha nuk del i fortë dhe i çliruar pasi nuk i ka marrë vendimet vetë, por se ia kërkuan amerikanët.

“PD është në situatën më të habitshme që nuk ka burrë nëne të llogarisë kush do fitojë. Kjo është një gjë që pas 8 vitesh që nuk ndodhte asgjë në PD, po ndodh.

Të marrësh faktin që Berisha e nisi këtë betejë pas shkarkimit, nuk shkon, të marrësh faktin që Basha po i përjashton një nga një prapë nuk shkon, por po shikojmë një Bashë më të fortë nga gjithë kjo që po ndodh, por ne e dimë që Basha nuk është i fortë.

Basha nuk është i çliruar, do ishte nëse do ta kishte bërë vetë këtë dhe jo se i thanë amerikanët. Këtë e bënë amerikanët, nuk e bëri vetë. Ne nuk kemi parë një politikë moderne të Bashës, nuk ulet një herë të bëjë një shkrim, një koment…”, tha Qafoku.

Të fundit

Kantieri i rrugës Elbasan-Qafë Thanë/ Rama: Punimet vijojnë me ritme të shpejta

“Mirëmëngjes dhe nga kantieri i rrugës Elbasan-Qafë Thanë, Korridori VIII që po merr formë, e ku punimet për zgjerimin...

Meloni kërkon rishikimin e “modelit të Shqipërisë”

Planet e dëbimit të kryeministres italiane Giorgia Meloni nuk funksionojnë: kampet italiane në Shqipëri janë bosh. Roma tani po shqyrton përdorimin e tyre në...

Veliaj mbeti në burg, Rama: Tani u njoftëm një çik si shumë, kush do e drejtojë Tiranën?

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj Rama: Të mos bëj unë një kërkesë të tillë për standardet demokratike?!  Kur...

“Tatimin mbi të ardhurat”/ Ndryshon udhëzimi

Ndryshon udhëzimi për zbatimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat. Sipas ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, për mbajtjen e tatimit...

“Veliaj është i dyshuar, jo i pandehur”/ Rama: Pa mua dhe PS nuk ka SPAK

“Tek historia gjenden sekeretet e shtetbërjes. Më lejoni ta nis me një pyetje? Jeni të sigurt që e dimë të gjithë ne që jemi...

Lajme të tjera

Web TV