Trajneri Reja: Tifozët na bënë me krahë, na mban në lojë matematika

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja në konferencën për shtyp pas ndeshjes u shpreh se skuadra nuk duhet të dorëzohet pasi i mban ende matematika në lojë ndërsa sa i përket ndeshjes tha se u bë pishman që nuk i bëri zëvendësimet më herët para se të pësonte golin.

MBYLLJA E KAPITULLIT: Unë mendoja qe mund t’ia kishim dalë mbanë në këtë ndeshje. Dua të falënderoj shumë ekipin që na ka bërë krenar, por edhe tifozët që sot duhet ta pranoj që ishin fantastik. Ambienti ishte i shkëlqyer, na kanë motivuar, dukej sikur kishim krahë prej tyre.

SHANSET: Për derisa matematika na mban në lojë, do të vazhdojmë të luftojmë dhe të shpresojmë. Duhet të shohim ndeshje pas ndeshjes, duhet të mendojmë për sfidën e radhës. Ndaj Polonisë merituam më shumë.

PROBLEMET: Patëm probleme, mu desh të zëvendësoja Baren, Roshi kishte probleme fizike. Do të doja të bëja një zëvendësim më herët, pesë minuta më para, ja që gjërat ndodhën kështu, dhe më ngeli pishman që pësuam gol në atë moment. Duhen marrë parasysh dhe mungesat e shumta që kishim, nuk dua të vë theksin këtu por kishim shumë pak mundësi zgjedhje. Të gjithë lojtarët që luajtën bënë paraqitje të mir;, dua ti komplimentoj pasi jemi ende në lojë. Me Poloninë kemi bërë dy ndeshje të mira, këtu indhuruam golin, bëmë një paraqitje të mirë pasi kemi besim dhe po rritemi dhe mund të përballemi me çdo kundërshtar. Patëm një rast me Manajn i cili nuk arriti të shënonte, ndoshta duhet të jemi shumë të kujdesshëm, por kemi bindje që mund të bëjmë paraqitje të tilla ndaj skuadrave të mëdha dhe jam krenar për këtë skuadër.

Lexo edhe :  Habit Julia Ilirjani: Nëse Egla fiton, populli shqiptar meriton vuajtjet që ka!

 

NDËRPREJA E LOJËS: Sigurisht, nuk mund ta duartrokas atë moment. Në atë moment kishim energjinë e duhur. Na penalizoi ndërprerja, në atë moment kishim motivin e duhur për të reaguar. Mbrapa ishte shumë e vështirë pasi kishte ndaluar ndeshja, më erdhi shumë keq dhe uroj që në të ardhmen kjo gjë mos të ndodhi më pasi kjo në nuk penalizon vetëm Kombëtaren, por edhe Shqipërinë.

 

Berisha: Edhe polakët bënë gabime, por ne nuk shënuam

 

Kapiteni i Kombëtares, Etrit Berisha, në konferencën për shtyp pas ndeshjes u shpreh se ishin mjaft të zhgënjyer për rezultatin pasi qëllimi i tyre ishte fitorja para syve të tifozëve.

 

ZHGËNJIMI: Pikë së pari, në futboll gjithmonë ndodhin gabime. Dhe skuadra polake bëri gabime, por nuk shënuam dot. Jemi krenarë me këtë grup, ka qenë një rrugëtim i rëndësishëm, jemi rritur, kemi besuar që ti gëzojmë tifozët dhe të fitojmë ndeshjen. Nuk i shfrytëzuam rastet, te rasti i golit ishte goditje për ne, në pjesën e parë nuk luajtëm mirë, pasi u ruajtëm nga gabimet.

 

Në pjesën e dytë, duke parë që po humbnim duelet në ajër, donim të luanim në ajër, aty ndodhi një gabim. Më pas ishte shumë e vështirë, ndodhi dhe ndërprerja që nuk na ndihmoi. Duhet të vazhdojmë përpara, të shohim deri në fund të shpresojmë për një vend në Botëror, të përmirësohemi dhe në sfidat e radhës të bëjmë më mirë. Shumë çuna ishin të dëshpëruar, bëmë një lojë të mirë. E vendosëm Poloninë në vështirësi, pavarësisht sa fizik janë. Gjithë çunat ishin të bindur që mund të fitonim, ishte dëshpëruese pas ndeshjes, por ku përfundon ndeshja nuk ke çfarë bën.

 

Të fundit

Flet djali i Belerit: Nuk ishte rastësi, Rama donte të provokonte me takimin në Athinë

Djali i Fredi Belerit Petro Beleri, në lidhje me deklaratat e Ramës për babain e tij, shprehet se “Zgjedhja e...

Njohja e pensioneve me Italinë, miratohet marrëveshja në Komisionin e Ligjeve në Kuvend

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve u diskutua ditën e sotme në komisionet parlamentare në Kuvend. Drafti u prezantua nga ekspertët në...

Rama e fitoi ‘bastin’ me Athinën

Nga Hamdi Jupe  Kryeministri shqiptar Edi Rama e fitoi “bastin” me Athinën zyrtare për organizimin e një tubimi me shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në...

TV si TikTOK

Nga Lutfi Dervishi Televizioni, gjyshi i medias, po përjeton krizë identiteti. Por në vend që të plaket me hijeshi, duke treguar përvojnë dhe mençurinë, ka...

Stuhitë/ Pse vetëtimat lëvizin në zigzag?

Rrufeja godet kur krijohet një ndryshim potencial elektrik brenda një reje , ose midis resë dhe tokës. Dhe pjesa e ndritshme e rrufesë është në fakt pjesa e...

Lajme të tjera

Web TV