Kriza energjetike/ Rama: Ne jemi përgatitur për ta përballuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri, Edi Rama gjatë emisionit “Now” me gazetaren Erla Mëhilli në Euronews u shpreh se Shqipëria është përgatitur për t’i bërë ballë krizës energjetike.

Dy javë nga shpallja e krizës, z. Rama tha se “detyra numër 1 e një kryeministri është që të ndalë me njerëzit jo vetëm të mirat por edhe të këqijat dhe të jetë i vërtetë”.

I pyetur nga gazetarja Mëhilli se përse zgjodhi të përhapte panik dhe të amplifikonte krizën, kreu i qeverisë tha se deklarata “ishte mesazh për të vetëdijesuar që jemi përballë një krize që nuk është lokale por globale”.

Për akuzat e shitjes së energjinë nën çmimin e blerjes, Rama tha se kjo vjen nga situata pasi shitja bëhet në  kohë kur ka shumë reshje.

Për planin me tre pika ku përfshihet dhe një fond prej 200 milionë euro, kryeministri tha se ende nuk ka një datë se kur mund të ketë rritje të çmimit për biznesin e madh.

Nga ana tjetër kryeministri tha se për rritjen e çmimit vendos Enti Rregullat i Energjisë ndërsa qeveria vendos për mburojën për familjet dhe biznesin e vogël.

“Këtë gjë nuk e vendosim ne, rritjen e çmimit e vendos Enti Rregullator, ne vendosim mburoja”, tha kryeministri.

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV