Zgjedhjet në Kosovë/ Vjosa Osmani: Strukturat ilegale në Kosovë ndikuan garën në komunat e banuara me serbë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se gara për kryetar në komunat me shumicë serbe në Kosovë është ndikuar nga imponimet e strukturave ilegale të Serbisë.

Gjatë takimit me delegacionin e misionit të BE për vëzhgimin e zgjedhjeve, Osmani tha se  këto struktura kanë cenuar garën në mes të subjekteve politike dhe shprehjen e lirë të vullnetit të votuesve.

“Presidentja Osmani vlerësoi mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale duke konfirmuar standardin e ndërtuar nga Republika e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Tutje, ajo nënvizoi se sipas informatave që vijnë nga institucionet tona, gara në komunat e banuara me serbë ishte e ndikuar nga imponimet e strukturave ilegale të Serbisë, të cilat e kanë cenuar garën në mes të subjekteve politike dhe shprehjen e lirë të vullnetit të votuesve. Duke i falënderuar për prezencën e tyre dhe gatishmërinë për t’i qëndruar Kosovës pranë në çdo hap të konsolidimit të demokracisë në vend, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për përgjigjen pozitive të pranuar nga Parlamenti Evropian dhe vlerësoi lartë prezencën e këtij delegacioni në vëzhgim të zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Misioni i BE-së e ka vlerësuar procesin e zgjedhjeve si demokratik e të karakterizuar me profesionalizëm të lartë dhe integritet të lartë të institucioneve por edhe të vet qytetarëve të Kosovës.

/Fjala.al/

Të fundit

Bardhi kërkoi interpelancë urgjente pas dokumentarit të RAI 3, reagon kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Grupi i PD-së kërkoi interpelancë urgjente pas publikimit të emisionit investigativ në median...

Çfarë kuptimi ka drita e gjelbër dhe portokalli në iPhone?

Ju ka shkuar ndonjëherë nëpër mend se çfarë fshihet pas pikës së gjelbër dhe portokalli në  iPhone? Mund të keni vënë re se shfaqen...

Rama pret në kryeministri një grup studentësh nga Universiteti i Stanfordit

Kjo e premte ka qenë një ditë ndryshe për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ai ka pritur në një takim në kryeministri studentë dhe profesorë...

“Më ndodh edhe mua…”/ ‘Telefonata’ e Jul Dedës me babain, Rudina shpërthen në lot

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë aktorja e njohur Rudina Dembacaj, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe...

Mjalti, shërues universal! Cilat sëmundje kuron dhe kush nuk duhet ta konsumojë

Mjalti është një nga mjetet më të mira për forcimin e imunitetit, ka një efekt të fuqishëm kundër infeksioneve dhe ftohjes, ka efekte antioksiduese,...

Lajme të tjera

Web TV