Defender 2023/ Peleshi: Shqipëria, gati të shërbejë si vend pritës, Kim: S’mund të kërkonim më shumë se kaq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ka nisur punën për të pritur sërish një nga stërvitjet më të mëdha “Defender 2023”.

Në konferencën në fjalë morën pjesë Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneralmajor Bajram Begaj, ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim si dhe përfaqësues të lartë ushtarakë të SHBA dhe Shqipërisë.

Ambasadorja Kim teksa mirëpriti grupin sërish në Shqipëri për një tjetër moment historik në angazhimin e vendit ndaj sigurisë rajonale dhe detyrimeve të NATO-s, theksoi se është mesazh i fuqishëm vendosja e flamujve të vendeve tona krah për krah.

“Të shohësh flamujt e vendeve tona në uniformat e atyre që stërviten krah për krah, dërgon një mesazh të fuqishëm për miqtë tanë, ashtu edhe për kundërshtarët tanë, se kombet tona nuk do të prapësohen së mbrojturi miqtë dhe aleatët tanë… Përgjatë kohës tuaj këtu në Shqipëri, jam e sigurt se do të përjetoni të njëjtën mikpritje, ngrohtësi dhe bukuri të Shqipërisë që unë kam dëshmuar. Shqipëria, ashtu si kombet e përfaqësuara në këtë vend, është e përkushtuar ndaj aleatëve të saj në NATO dhe ka treguar vazhdimisht se është një mike dhe aleate e vërtetë dhe guximtare e Shteteve të Bashkuara. Ne nuk mund të kishim kërkuar më shumë se kaq,” -u tha Ambasadorja Kim planifikuesve ushtarakë këtë mëngjes. Gjatë fjalës së tij ministri Peleshi e cilësoi një histori suksesi stërvitjen “Defender 2021”, e cila u zhvillua disa muaj më parë.

 

“Kjo stërvitje shkon përtej gjithë dimensionit ushtarak dhe konfirmoj përfshirjen dhe gatishmërinë e të gjithë qeverisë për të ndihmuar dhe lehtësuar të gjitha kërkesat specifike dhe të përgjithshme për ekzekutimin e saj të shpejtë. Stërvitje të tilla me shikueshmëri të lartë tregojnë rëndësinë strategjike të Politikës së Zgjeruar të Parandalimit të SHBA-së për NATO-n dhe aleatët dhe partnerët e saj evropianë si dhe rithekson angazhimin e fortë që Aleanca, dhe në veçanti Shtetet e Bashkuara, i kushtojnë rajonit tonë. “Defender Europe” për ne, mbetet një mjet i fuqishëm i komunikimit strategjik i paqes, sigurisë, stabilitetit dhe garancisë për qytetarët tanë, vendet e rajonit dhe mbarë Evropën”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes.

 

Lexo edhe :  “Tur në shpitë e barit”/ Tik-Tokeri i famshëm shqiptar intervistë për median britanike

Peleshi siguroi mbështetjen dhe ndihmën maksimale të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FA për stërvitjen e radhës Defender 23, ndërsa tha se Shqipëria konfirmoi gatishmërinë të shërbejë sërish si vend pritës për serinë e Defender. Ndërsa në fjalën e tij, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral Bajram Begaj u shpreh i sigurt se “Defender Europe ‘23”, përmes aktiviteteve dhe demonstrimit të aftësive të saj do t’u japë kundërshtarëve një mesazh të qartë dhe të fortë parandalimi dhe mbrojtjeje”.

Të fundit

Arrestimi i këngëtarëve shqiptarë në Zvicër/ Mirë ua bënë, vinë e dredhin by**ët dhe…

Zbardhen detaje rreth aksionit të policisë zvicerane për arrestimin e disa personave në lokale nate, ku mes tyre ishin...

Pse Meta është bërë agresiv? Analisti i njohur zbardh prapaskenat e bujshme

Analisti Ergys Mërtiri ‘në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ theksoi se Meta është bërë agresiv pasi duket qartë se ka një hall të madh...

Pas daljes nga ‘BBV3’, Ilnisa habit fansat, bën ndryshim drastik në pamje (Foto)

Ilnisa Agolli, një prej ish-konkurenteve më të komentuara të formatit ‘BBV3’, sidomos pas krijimit të romancës së saj me Meritonin, ka qenë tepër aktive...

Ky vend u bën thirrjen e fortë qytetarëve: Largohuni menjëherë nga Izraeli

Australia u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të largohen nga Izraeli “nëse është e sigurt për ta bërë këtë”, pas raportimeve të...

SHBA vendos veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur veton për anëtarësimin e plotë të Palestinës në OKB, një lëvizje që qeveria izraelite e ka kundërshtuae me forcë. Një...

Lajme të tjera

Web TV