Mblidhet Konferenca e Kryetarëve në Kuvend/ Projektbuxheti për 2022 synon konsolidimin e rimëkëmbjes ekonomike pas tërmetit dhe pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konferenca e Kryetarëve të Kuvendit të Shqipërisë është mbledhur sot në Kryesinë e Kuvendit ku po diskutohet projekt-buxheti i vitit 2022. Në këtë mbledhje po raporton ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj.

Ibrahimaj ka thënë se shpenzimet do të jenë 637.6 miliardë lekë, do mbështesin arsimin, shëndetësinë dhe infrastrukturën

Hyrja e relacionit shoqërues të projektligjin për Buxhetin 2022:

Projektbuxheti 2022 synon konsolidimin e rimëkëmbjes ekonomike të vendit pas dy fatkeqësive natyrore, si tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia e shkaktuar nga COVID-19. Njëkohësisht, nëpërmjet politikave fiskale të kujdesshme që do të ndërmerren si nga krahu i të ardhurave dhe atyre të shpenzimeve buxhetore, synohet të sigurohet një ulje e pandalshme dhe e qëndrueshme e stokut të borxhit publik në periudhën afatmesme 2022-2024.

Projektbuxheti 2022 dhe ai afatmesëm bazohen në një kuadër makroekonomik të kujdesshëm dhe realist. Vlerësimet më të fundit për rritjen ekonomike gjatë vitit 2021 kapin vlerën e 7.6 për qind, duke vijuar këtë trend pozitiv dhe në periudhën afatmesme 2022-2024 me një mesatare prej 4 për qind në vit. Më specifikisht, rritja ekonomike për vitin 2022 parashikohet në nivelin 4.1 për qind e shoqëruar me një ulje të normës së papunësisë nga 11.4% në 2021 në nivelin 10.3% të parashikuar për vitin 2022. Rritja ekonomike dhe punësimi do të mbështeten edhe nga objektivi tjetër i planifikuar në këtë buxhet, ai i sigurimit të një niveli të lartë të investimeve publike prej 6.4% e PBB-së.

Deficiti buxhetor për vitin 2021 planifikohet të jetë në nivelin 5.4% të PBB-së. Pavarësisht nivelit relativisht të lartë që vjen si pasojë e efekteve negative të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, deficiti buxhetor vijon të mbështesë ekskluzivisht financimin e investimeve publike. Në fund të vitit 2024, niveli i deficitit buxhetor parashikohet të ulet në 2.8% të PBB-së duke përmbushur kësisoj objektivin madhor të qeverisë për uljen graduale të stokut të borxhit publik. Në projektbuxhetin e vitit 2022, programimi i të ardhurave buxhetore mbështet synimet e qeverisë për rimëkëmbjen ekonomike, si dhe mbajtjen nën kontroll të deficitit buxhetor dhe borxhit publik. Ky programim bazohet në përmirësimin e administrimit fiskal dhe minimizimin e informalitetit ne ekonomi, duke mbështetur në këtë mënyrë rimëkëmbjen ekonomike, si dhe duke nxitur prodhimin dhe eksportet.

Lexo edhe :  Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Të ardhurat buxhetore në raport me PBB-në pësojnë një rritje në terma realë në periudhën 2022-2024 nga 28.7% e PBB-së në vitin 2022 në 29.1% e PBB-së në vitin 2024. Kjo rritje vjen dhe si pasojë e jetësimit të Strategjisë Afatmesme të Mbledhjes të të Ardhurave (MTRS) e cila synon të përmirësojë politikat tatimore për forcimin e mbledhjes së tatimeve, përputhshmërisë dhe sistemeve të monitorimit. Implementimi me sukses i parashikimeve të strategjisë afatmesme të të ardhurave parashikohet të ketë impakt pozitiv në rritjen e të ardhurat tatimore. Shpenzimet buxhetore për periudhën 2022-2024 do të mbështesin një nivel të lartë investimesh publike duke u përqendruar në procesin e rindërtimit si dhe financimin e projekteve të rëndësishme strategjike.

Shpenzimet e planifikuara synojnë finalizimin e projekteve të rrugëve nacionale, mbështetjen e sektorit të ujit, shëndetësisë, arsimit dhe sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet dhe kujdesit ndaj brezave, duke filluar me programet specifike për mirërritjen dhe shkollimin e fëmijëve, aftësimin dhe punësimin e të rinjve, si dhe një mbështetje më të madhe financiare për shtresat në nevojë dhe moshën e tretë.

Decentralizimi dhe fuqizimi i qeverisjes vendore vazhdon të mbetet një ndër prioritetet e qeverisë dhe reformat e ndërmarra deri më tani pritet të kenë impaktin më të madh në organizimin e administratës publike vendore në funksion të rritjes së cilësisë në ofrimin e shërbimeve publike vendore. Në vijim të reformës administrativo-territoriale janë bërë refoma të thella në drejtim të menaxhimit financiar në nivel vendor. Qeveria shqiptare ka miratuar dhe po zbaton një program ambicioz decentralizimi. Mbështetja që ka dhënë qeveria për njësitë e vetëqeverisjes vendore nëpërmjet reformave të ndërmarra, por edhe rritja e konsiderueshme e nivelit të të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore ka bërë të mundur që të rriten mbi tre herë investimet dhe shërbimet publike dhe njëkohësisht pesha e buxhetit vendor të rritet nga 2.1% e PBB-së në vitin 2013 në 3.2% të PBB-së në vitin 2022.

Të fundit

A do të jetë opinionist në Big Brother Vip Kosova? Luiz Ejlli shuan zërat njëherë e mirë

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, vazhdon të jetë një ndër personazhet më të komentuar dhe...

Mourinho gati për aventurën e re, ja ku do ta shohim trajnerin portugez vitin e ardhshëm

Jose Mourinho nuk do të qëndrojë shumë kohë pa një ekip. Tekniku portugez që u pushua nga Roma para pak muajsh sipas informacioneve të...

Kancelari Scholz bën njoftimin e rëndësishëm, si dhe ka një propozim për Gjermaninë

Kancelari Olaf Scholz beson se ka ardhur koha që një grua të marrë presidencën e Gjermanisë. ”Do të isha i lumtur nëse do të zgjidhnim...

De Rossi udhëheq revolucionin tek Roma, nëntë lojtarë me “valixhet në duar“

Organika e Romës pritet të pësojë ndryshime të mëdha në sezonin e ri. Trajneri Daniele De Rossi pritet të përshëndetet me të paktën nëntë...

Rruga Tiranë-Durrës, ARRSH del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se, në kuadër të zbatimit të kontratës së mirëmbajtjes, ditën e sotme do të fillojë rehabilitimi i shtresave asfaltike...

Lajme të tjera

Web TV