Pas “Foltores” në studio/ Flet demokrati i Kamzës: Ju tregoj pse Xhelal Mziu është ndarë nga Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arben Muja është anëtar i kryesisë së PD të degës së Kamzës, delegat i Kuvendit dhe ish-nënkryetar i Bashkisë gjatë kohës që kryetar ishte Xhelal Mziu në vitet 2007-2011. Muja ishte jo vetëm pjesmarrës por edhe folës në “Foltore” duke i thënë Berishës se ishte i vonuar. “Duhet të kishe ardhur në 2017. Ne ishim në çadër për 3 muaj dhe në fund sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Ne nuk jemi llumi por jemi njerëzit më të ndershëm” i tha Muja Berishës.

Menjëherë pas “Foltores”, Muja ishte i ftuar në emisionin “DEKALOG” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24. Ai tha aty se nga 145 delegatë të degës së Kamzës mbi 100 kishin firmosur formularin për mbledhjen e Kuvendit. Por më e rëndësishme se kjo ka qenë shpjegimi që ai dha përse Xhelal Mziu nuk ishte pjesmarrës në “Foltoren” e Kamzës.

Muja e lidh këtë me faktin se anëtarësia e Kamzës nuk e mbështeti Mziun për të qenë deputet duke votuar kundër tij, ndërkohë që Basha e vendosi kandidat në Dibër. Më poshtë një pjesë e deklaratave të Arben Mujës, ish-nënkryetarit të Bashkisë së Kamzës.

Zoti Muja ju ishit ai që i thatë live zoti Berisha se ishte i vonuar. Pse?

E them prapë. Sepse unë e thashë edhe në takimin e “Foltores” sepse diçka që mua më bren edhe sot e kësaj dite. Kjo është se kur deputetët e propozuar nga PD në 2017 do thoshin jam deputet i listës “Basha” kjo ishte diçka vrastare për mua pasi deputetët janë të PD dhe partia është e të gjithëve nuk është e Lulzim Bashës që të thuhet që unë jam deputet i listës “Basha”.

Sa vjet është vonuar Berisha?

Që nga 2017. Katër vjet.

Sa delegatë të Kamzës e kanë firmosur formularin?

Nga 145 delegatë që jemi janë mbi 100 që e kanë firmosur.

Si mund të pranoni që nëse Berisha zgjidhet kryetar, të kesh një kryetar që SHBA e ka shpallur non grata?

Unë futem te ata që doktor Berisha më ka bërë që ta dua Amerikën.

Pse Berisha të ka bërë ty të duash Amerikën?

Lexo edhe :  Basha: Duhet urgjent vettingu për politikanët

Po.

Për kë keni votuar në zgjedhjet e qershorit për kryetar?

Zotin Shehaj sepse ishte më i riu.

A ishte kryetari i PD të Kamzës?

Po ishte në pritjen jashtë godiëns por në takim brenda nuk ishte. Kishte nënkryetarë të partisë brenda.

Përse Xhelal Mziu nuk ishte në “Foltoren” e Berishës në Kamëz? Emri i zonës suaj lidhej pazgjishmërisht me Xhelal Mziun. Përse me Mziun ka ndodhur kjo ndarje e tij me Berishën? Ai ka qenë ithtar i tij. Çfarë ndodhi? Se Mziu ka bërë ndryshime në Kamëz.

Cili? Duhet të kuptoni diçka. Investimet madhore në Bashkinë e Kamzës i ka dhënë qeveria shqiptare nga 2005 deri në 2013. Dhe kjo nuk është thjesht meritë e zotit Mziu. Gjatë qeverisjes së Berishës, Kamza mori formën e një qyteti.

A ka qenë Mziu administrator i zoti?

Ju këmbëngulni që këto merita ti shkojnë një personi. Xhelal Mziu ka qenë kryetar i bashkisë dhe ka patur një staf të mrekullueshëm. Unë kam qenë zëvendëskryetar i Bashkisë së Kamzës katër vitet e para 2007-2011 gjatë koëhs që Mziu ishte kryetar.

A ka meritë Mziu që i ka marrë fondet?

Jo. Qeveria Berisha e ndihmoi në maksimum bashkinë e Kamzës me fonde përsa i përket zhvillimit të saj. Dhe si administrator Mziu ka patur meritë, por merita më e madhe i shkon stafit të tij që e ka patur të mrekullueshëm. Një staf specialistësh.

Përse Mziu është ndarë nga Berisha?

Për zgjedhjet e 25 prillit u propozuan emrat për kandidatë për deputetë në bazë. Që ta kuptoni simpatinë për Xhelal Mziun në Kamëz, nga 670 vetë që votuan një anëtar një votë nga anëtarësia e Kamzës, 276 vota ishin kundër Xhelal Mziut. Duke llogaritur pjesmarrjen është mbi 40 për qind të anëtarësisë së PD që nuk e donin Mziun deputet. Pastaj ndodhi mrekullia që Basha e dërgoi në Dibër. Dhe kjo është ndarja.

Si i keni marrëdhëniet me zotin Mziu?

Unë i kam institucionale.

Po ne kur janë kështu i themi që janë më keq sa nuk bëhet.

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV