Bombardimi i Vatikanit, pikëpyetjet e sulmit mbi Selinë e Shenjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në orën 20.10 të datës 5 nëntor 1943, pesë bomba hidhen nga një aeroplan i panjohur mbi qytetin e Vatikanit. Bombat – të kalibrit të vogël – bien rreth njëqind metra nga kupola e Shën Pjetrit

Nëntorin e vitit 1943, gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, ndodhi Bombardimi i Vatikanit në Romë. Rasti i parë ishte në mbrëmjen e 5 nëntorit 1943, kur një aeroplan aleat, hodhi bomba në zonën në jug-perëndimore të Bazilikës së Shën Pjetrit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme por pa viktima. Ndërsa bombardimi i dytë ndodhi një vit më pas.

Këto janë episode pak të njohura dhe shumë të diskutueshme. Edhe sot ata mbetën pjesërisht të mbështjellë në mister, me një atribuim të vështirë përgjegjësish.

Në orën 20.10 të datës 5 nëntor 1943, pesë bomba (njëra prej të cilave mbetet e pashpërthyer) hidhen nga një aeroplan i panjohur mbi qytetin e Vatikanit. Bombat – të kalibrit të vogël dhe me sa duket prodhim britanik – bien rreth njëqind metra nga kupola e Shën Pjetrit. Bombardimi nuk shkaktoi viktima, u regjistruan vetëm dy roje palatine të cilët mbetën të mavijosur pasi u hodhën përtokë nga zhvendosja e ajrit dhe një xhandar papal u plagos lehtë në dorë nga një prerje. Nga ana tjetër, dëmet në disa objekte kanë qenë të rënda. Në veçanti, pjesa e pasme e Pallatit të Guvernatorit, Cisterna e Ujit, Laboratori i Mozaikut, fasada e stacionit hekurudhor dhe pallati i Kryepriftit Kardinal goditen me një trajektore të zhdrejtë. Xhamat e shumicës së Muzeve dhe i Bazilikës së Shën Pjetrit është i copëtuar.

Në nëntor 1943, revista “Ecclesia” botoi menjëherë një reportazh fotografik pa tekst për të bërë të njohura dëmet e shkaktuara nga bombardimet.

Më 27 nëntor 1943, “Giornale Luce C0379” u lëshua me titullin: “Sulm ajror kriminal në qytetin e Vatikanit”

Ja çfarë shkruan Vatikan News

Në librin e Augusto Ferrara-s, “1943. Bombe sul Vaticano” (1943. Bomba mbi Vatikan), ripërshkohet dita e 5 nëntorit, kur u godit zemra e krishterimit, fatmirësisht, pa viktima.

***

Heshtje nëpër rrugët e Vatikanit, është errësirë e në zemrat e banorëve të këtij shteti të vogël papnor ngre kryet frika për Luftën II Botërore, që vijon pa reshtur, për plagët e hapura të familjeve, të bashkësive, të fshatrave. Është ora 20.10 e 5 nëntorit 1943. Një avion fluturon ulët rreth Vatikanit e papritmas lëshon 5 bomba: katër bien mbi territorin ku banon Papa, njëra nuk shpërthen.

Vatikani i goditur nga bombat

Bomba e parë shpërtheu pranë stacionit hekurudhor; e dyta goditi në qendër Laboratorin e Mozaikëve, duke shkaktuar dëme të mëdha e duke shkatërruar një pasuri artistike me vlerë të paçmuar. Bomba e tretë goditi disa zyra të Pallatit të Guvernatoratit e së fundi, e katërta shpërtheu në sheshin e Shën Martës, duke thyer vetratat e pasme të Bazilikës së Shën Pjetrit.

Lexo edhe :  Kur flasim për dëshmorët e Kombit

T’i mbyllej goja Radio Vatikanit

Sipas Augusto Ferrara-s, autor i librit “1943 Bombe sul Vaticano” (1943 Bomba mbi Vatikan), objektivi ishte Radio Vatikani, që transmetonte mesazhe për të burgosurit e luftës. Punë çertozine, shoqëruar me fotografitë e bëra nga fotografi zyrtar i Papës, Giuseppe Felici, me artikujt e “L’Osservatore Romano”-s, të “La Civiltà Cattolica” dhe të “Il Messaggero”, përveç dokumentacionit të pasur filatelik e postar të kohës. Të dëgjojmë vetë autorin:

Sigurisht, dëshironin të godisnin Radio Vatikanin e transmetimet e saj nga selia qendrore në Vatikan. Sulmi u realizua nga një fashist, që mori një avion në Viterbo e me këtë avion të vogël fluturoi mbi Vatikan për t’ia mbyllur gojën Radio Vatikanit e mesazheve të saj.

Ju thoni “vepër e një fashisti”. Ky është varianti më i mundshëm? Qe një gjest i izoluar, apo i dëshiruar edhe nga Komanda fashiste?

Të themi se dëshmitë e publikuara në libër konfirmojnë këtë variant. Pas daljes së vëllimit, pata edhe kontributin e një meshtari, që lëvizte ndërmjet autoriteteve gjermane dhe Vatikanit e që ma ripohoi këtë udhë. Musolini, i cili u vu menjëherë në dijeni për sulmin, e dënoi. Në të vërtetë, fashisti në fjalë ishte në shënjestër që më parë. Në libër botoj fotografitë e fotografit zyrtar të Vatikanit, i cili të nesërmen, 6 nëntor, në orën 8.10, realizoi rreth 30 foto, duke përshkuar udhën e bërë nga avioni gjatë hedhjes së bombave. Avioni, siç thonë dëshmitarë të ndryshëm, e kishte kontrolluar zonën për ditë me radhë për të kuptuar ku duhej ta godiste Radio Vatikanin.

A dihet çfarë bëri Papa Piu XII, pas këtij sulmi?

Po: përshkruhet nga L’Osservatore Romano menjëherë pas. Në libër, gjenden kopje të  gazetës ditën e diel, kur Papa duket mbi Sheshin e Shën Pjetrit e flet për bombardimin e për një hetim të mundshëm, në bashkëpunim me Kuesturën italiane. Tre-katër ditë pas së dielës, kur Papa mësoi se ishte fjala për marrëzinë e një fashisti, meqë Italia ishte akoma në luftë, preferoi të heshtëte e gazetat të mos flisnin për ngjarjen. Akoma kishte pasiguri mbi bombardimin në Vatikan, po bëheshin hetime… Prandaj, Papa preferoi që shtypi të mos fliste më për ngjarjen.

 

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV