Tre kongresmenë amerikanë për të “shpëtuar” Bashën?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pati takim me tre kongresmenë amerikanë, ku pika kryesore e diskutimeve kanë qenë zhvillimet brenda PD-së dhe lëvizja politike e Berishës që po i rrezikon postin Bashës. Sipas Bashës, pasi mori mbështetjen e tyre, pritën me interes edhe propozimin për vetingun e politikanëve.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur në selinë blu ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe përfaqësuesit e lartë të kongresit amerikan. Kjo vizitë në selinë blu vjen në një kohë aspak të qetë për Partinë Demokratike. Ai tha se kongresmenët shprehën interes të veçantë për Vettingun e politikanëve. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në komunikimin me mediat pak pas takimit, theksoi se kongresmenët janë vënë në dijeni për vettingun e politikanëve. “Pata mundësi ti shpjegoj se sipas iniciativës për Vettingun e politikanëve do të plotësojmë nevojën që shqiptarët ndjejnë, edhe pse kanë kaluar 5 vite nga reforma në drejtësi nuk është çuar para drejtësisë asnjë politikan i nivelit të lartë. Kjo është në themel të vjedhjes së zgjedhjeve. Vettingu i politikanëve si një nismë që ndihmon procesin, ishte në fokus të bisedës me tre anëtarët e lartë të kongresit. I falenderoj për ardhjen e tyre. E rëndësishme është që pavarësisht për natyrës ndryshe, ne u pamë sy më sy mbi shqetësimet dhe prioritetet kryesore të PD dhe të mijat në funksion të krizës së rëndë që kanë pllakosur partinë”, tha Basha.

Çështja Berisha

Kryedemokrati Lulzim Basha i pyetur lidhur me shpalljen “non grata” të Sali Berishës për korrupsion dhe nëse Basha ka kërkuar informacione prej kongresmenëve lidhur me këtë çështje, kreu i PD tha se partia nuk do të jetë avokate mbrojtëse e interesave personale të askujt, duke shtuar se prioritetet e saj janë ndarja nga e shkuara. Ai tha se PD do të ketë një mbështetje absolute nga Kongresi. “Prania kaq e lartë e anëtarëve të senatit, ishte një mundësi e jashtë zakonshme për të folur për prioritetet politike, e një nga këto është ndarja nga e shkuara, nga korrupsioni endemik i shqiptarëve. Në këtë kuadër, pa pikë diskutimi që detyra ime si kryetar i PD ishte që aspiratat e demokratëve për t’i prirë një ndryshimi themelor të politikës dhe Shqipërisë t’i jepja zë prioriteteve që ju shpjegova më parë. PD dhe unë s’mund të bëhemi avokatë personal të askujt, por do të jemi avokatë të halleve të përditshme të shqiptarëve. Na u siguria që do të kemi mbështetje absolute nga SHBA dhe kongresi”, tha Basha.

Lexo edhe :  Meloni mbërrin në tapetin e kuq, Rama i ulet në gjunjë!

 Korrupsioni dhe legjitimiteti

Për kreun demokrat Basha, prioritetet i parë për Shqipërinë mbetet domosdoshmëria e rikthimit të vendit në shinat demokratike të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe rolin e veçantë që ka për këtë qëllim lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar dhe bashkëpunimit midis politikës dhe krimit të organizuar. “Në prioritetin e parë për Shqipërinë natyrisht rendita domosdoshmërinë e rikthimit të vendit në shinat demokratike të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe rolin e veçantë që ka për këtë qëllim lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar dhe bashkëpunimit midis politikës dhe krimit të organizuar, ku shfaqën një interes të veçantë për iniciativat tona politike, siç është ai i vettingut të politikanëve dhe natyrisht siç është interesi më madhor i PD-së dhe i shqiptarëve, zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, tha Basha. Ai tha se shoqëria e Ballkani Perëndimor duhet të riktheht në shinat e legjitimitet demokratik. “Folëm po kështu për rëndësinë që ka jo vetëm për sigurinë për paqen e stabilitetin, po kështu dhe për demokracinë lufta kundër korrupsionit, por edhe për faktin që i gjithë rajoni sot po përjeton një nevojë të ngutshme për të rikthyer shoqëritë e Ballkanit Perëndimor në shinat e legjitimitetit demokratik sepse kjo situatë që po kërcënon paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor është produkt i drejtpërdrejtë i autokratëve të Ballkanit të cilët për hir të pushtetit të tyre kanë shkatërruar bazat e bashkëjetesës demokratike siç janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, duke cituar në veçanti shkatërrimin e zgjedhjeve të 25 prillit dhe raportin e ODIHR dhe duke treguar vendosmërinë tonë për të mos iu ndarë asnjë çast kauzës së shqiptarëve për të pasur politikanë të pastër”, deklaroi kreu i PD.

 

 

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV