Intervista/ Basha: Nuk do lejoj lëvizje ‘dumbabiste’, Berishën e njeh kur e ke përballë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së Lulzim Basha, në një intervistë për News 24, foli mbi lëvizjen politike të Berishës për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, duke e konsideruar “nul”, pasi nuk po ndjek procedurat statutore, ndërsa e cilësoi nismën si “dumbabiste”. Basha për Berishën: Kam patur një fasho para syve. Sot nuk e kam më.

 

Në një intervistë ekskluzive për drejtorin e përgjithshëm të informacionit dhe programacionit në News24, Robert Rakipllari, Basha tha se është i domosdoshëm funksionimi i Statutit, përndryshe kemi të bëjmë me një “thirrje në mal, apo në pyll” dhe jo të Kuvendit të PD. Po ashtu Basha u shpreh se nuk do të lejojë që Partia Demokratike të kthehet në një lëvizje dumbabiste. Në daljen e tij të parë publike në një intervistë, që pas 9 shtatorit kur vendosi të përjashtonte Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së, si pasojë e shpalljes së tij “non Grata” nga SHBA, kreu aktual i PD-së Lulzim Basha e konsideron lëvizjen e Berishës si “dumbabiste”.

 

Zoti Basha, procesi politik i Foltores ka arritur pas dy muajsh në një stad të ri. Z. Berisha dhe mbështetësit e tij pretendojnë se kanë dorëzuar 4200 firma të delegatëve të Kuvendit Kombëtar në zyrën e kryetarit të këshillit Komb të PD, Edi Paloka. Cili është qëndrimi juaj si kryetar i PD?

 

Basha: Z. Rakipllari ky është një moment shumë i rëndësishëm për PD, për mua personalisht dhe këtu nuk bëhet fjalë për letra, por për demokratët, për të gjithë demokratët, për anëtarët e PD, për votuesit tanë dhe për shqiptarët që na ndjekin. Për mua nëse aty ka 5 – 50 apo 500 firma të vlefshme, nuk janë firma, nuk janë letra, por janë demokratë dhe është detyra ime si kryetar i PD, të garantoj që të gjithë secila prej tyre të verifikohet sipas statutit, që është libri themeltar që mban bashkë demokratët. Është kushtetuta që kanalizon vullnetin e cdo demokrati, mbron të drejtat e cdo demokrati është ajo që mundëson funksionim e PD, si një parti demokratike si kudo në planet. Pa funskionimin e statutit jemi në xhungël. Ndaj është e domosdoshme për mua dhe për cdo demokrat që cdo përcaktim statutor për thirrjen e Kuvendit të respektohet përndryshe nuk është Kuvend, është një thirrje në mal apo në pyll, por vetëm kuvend jo. PD ka vepruar dhe vepron në bazë të statutit. PD nuk është nën drejtimin tim dhe nuk do të jetë një lëvizje dumbabiste. Ndaj është jetike që të gjitha përcaktimet statutore që janë të qarta dhe janë shpjeguar këto dy ditë në mënyrë shteruese nga institucionet e partisë të zbatohen, përtej kësaj dua të them që mbajtja sekret institucioneve të partisë atyre që pretendohen se janë vullnete demokratësh për të thirrur vullnetin kombëtar është një fyerje e madhe për cdo demokrat.

Rakipllari: Keni bërë komente dhe nënvizime, por nuk i jeni përgjigjur fushatës së foltores me një kundërfushatë, pse keni zgjedhur këtë strategji. A ju shqetëson ju përhapja e procesit politik të foltores në cdo nivel?

Basha: A jam unë i shqetësuar, për PD? Jam shumë i shqetësuar për PD. Jam shumë i shqetësuar për demokratët dhe koha do ta provojë se pse aktet dhe veprimet e mia përfshi qëndrimet e mia të këtyre dy muajve kanë qenë pikërisht për interesin më të mirë të demokratëve dhe të PD. Më kanë akuzuar dhe vijojnë të më akuzojnë se një nga të metat e mia qenka se jam shumë i arsyeshëm. Sigurisht jam shumë i arsyeshëm. Foltora i është mbivendosur aksionit më të madh politik që ka ndërmarrë PD, për clirimin e zgjedhjeve dhe për dhënien fund mosndëshkueshmërisë të korrupsionit dhe të lidhjeve të politikanëve me krimin, në formën e ndryshimeve kushtetuese dhe të aksionit opozitar në parlament dhe mos harroni në përballjen e përditshme me Edi Ramën. Ky është prioriteti kryesor i PD i demokratëve dhe i imi si kryetar i saj. Sigurisht që ka bërë edhe një zgjedhje për të mos hapur një front të dytë me luftën brenda llojit sic bëri Berisha, për të mos cuar një rrëke tjetër uji në mullirin e Edi Ramës, sic po bën SAli Berisha. Nuk mund mos ta them që ka patur edhe një arsye vetjake. Unë kam patur një marrëdhënie të ngushtë me Sali Berishën dhe duhet ta them se jam stepur nga sulmet e pacipta nga spekulimet e gënjeshtrat që ka hedhur. Por sic më ka thënë një demokrat i vjetër ‘ që ta njohësh plotësisht Sali Berishën duhet ta kesh përballë, dhe unë kam patur një fasho para syve. Sot nuk e kam më. Sa i përket foltores. Ka rrëke të ndryshme njerëzish.

 

Prej 9 shtatorit, kur ju keni ndërmarrë aktin e pezullimit të ish-kryetarit Berisha nga Grupi parlamentar i PD, ju keni bërë komente të shkurtra ose nënvizime, por nuk keni bërë një kundërfushatë ose nuk i jeni përgjigjur fushatës së foltores. Pse keni zgjedhur këtë strategji? A ju shqetësojnë përmasat e procesit politik “foltorja” në çdo nivel, duke filluar nga anëtarë të grupit tuaj parlamentar, disa prej figurave historike të partisë dhe ish-drejtues lokalë në rrethe?

A jam unë i shqetësuar, për PD? Jam shumë i shqetësuar për PD. Jam shumë i shqetësuar për demokratët dhe koha do ta provojë se pse aktet dhe veprimet e mia përfshi qëndrimet e mia të këtyre dy muajve kanë qenë pikërisht për interesin më të mirë të demokratëve dhe të PD. Më kanë akuzuar dhe vijojnë të më akuzojnë se një nga të metat e mia qenka se jam shumë i arsyeshëm. Sigurisht jam shumë i arsyeshëm. Foltora i është mbivendosur aksionit më të madh politik që ka ndërmarrë PD, për clirimin e zgjedhjeve dhe për dhënien fund mosndëshkueshmërisë të korrupsionit dhe të lidhjeve të politikanëve me krimin, në formën e ndryshimeve kushtetuese dhe të aksionit opozitar në parlament dhe mos harroni në përballjen e përditshme me Edi Ramën. Ky është prioriteti kryesor i PD i demokratëve dhe i imi si kryetar i saj. Sigurisht që ka bërë edhe një zgjedhje për të mos hapur një front të dytë me luftën brenda llojit sic bëri Berisha, për të mos cuar një rrëke tjetër uji në mullirin e Edi Ramës, sic po bën SAli Berisha. Nuk mund mos ta them që ka patur edhe një arsye vetjake. Unë kam patur një marrëdhënie të ngushtë me Sali Berishën dhe duhet ta them se jam stepur nga sulmet e pacipta nga spekulimet e gënjeshtrat që ka hedhur. Por sic më ka thënë një demokrat i vjetër ‘ që ta njohësh plotësisht Sali Berishën duhet ta kesh përballë, dhe unë kam patur një fasho para syve. Sot nuk e kam më. Sa i përket foltores. Ka rrëke të ndryshme njerëzish. Ka demokratë që shkojnë të dëgjojnë, ka të pakënaqur me mua, kundërshtarë të mi brenda PD, i respektoj të gjithë pork a një shumicë përfituesisht njerëzish që prej 8 vitesh qeverisjes së PD kanë shkelur dhe abuzuar me sakrificat e demokratëve dhe tani shkojnë me lugë në brez dhe përsëri mbi sakrificat e demokratëve të majmen, të pasurohen të abuzojnë me pushtetin pa asnjë përfillje për interesa të tyre dhe dua t’ju them se koha e tyre ka mbaruar.

Lexo edhe :  “Kryeqyteti, krenaria jonë”/ Rama: Tirana ha bukë veç, i kemi dhënë sharmin e Europës!

 

Në librin tuaj Misioni im ju e keni kundërshtuar konceptin e vrasjes së babait. Madje keni shtjelluar më tej se kjo nuk është në traditën partive të djathta vrasja e babait, por është një akt i partive të majta. Në fakt akti që ju morët me zotin Berisha me pezullimin nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike a nuk është një vrasje e babait tuaj politik? Dhe si do t’i përgjigjeshit akuzave të zotit Berisha në planin personal që ju jeni besëprerë me këtë akt?

 

Nëse ka një njeri në pozitat e një drejtuesi partie që nderon trashëgimi politike dhe respekton pasardhësin në gjirin e Partive Popullore Europiane apo kudo në planet ky jam unë. E kam treguar këtë duke treguar vlerat më të mira konservatore dhe traditën më të mirë të konservatorizmit shqiptar dhe konservatorizmit politik. E kam bërë në nderim të gjërave pozitive që Sali Berisha dhe ekipi i tij pjesë e të cilit kam qenë edhe unë ka bërë për Shqipërinë. Sigurisht duke tejkaluar edhe pjesët negative për të cilën kemi paguar koston tonë sa herë që jemi votuar nga shqiptarët për të dalur në opozitë. Kam vazhduar ta bëj këtë edhe kur kishte thirrje publike për linçimin e tij. Dhe e kam bërë edhe në momentin kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë presionin maksimal për largimin e tij nga Partia Demokratike dhe largimin e tij nga parlamenti duke vendosur pezullimin e tij nga Grupi Parlamentar pa e larguar as nga Partia Demokratike, as nga parlamenti deri në zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Shtete e Bashkuara të Amerikës, me partnerin strategjik të Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë. Kjo besoj se e shpjegon fare qartë qëndrimin tim, qëndrim që më mirë se kushdo e ka patur të qartë Sali Berisha qëndrimet e të cilit ndryshojnë si nata me ditën, si e bardha me të zezën. Deri para 9 shtatorit isha lideri më i mirë i Partisë Demokratike. Ndonjëherë ka tejkaluar edhe vetën e tij në atë moment. Isha kandidati më i mirë për kryeministër, isha njeriu që në jetën time kisha realizuar gjëra që Edi Ramës do i duheshin 3 jetë për t’i realizuar. Çfarë ndryshoi pas 9 shtatorit? Qëndrimi im si kryetar i Partisë Demokratike në interesin më të mirë të demokratëve dhe në interes të të nesërmes së Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë për të pezulluar Sali Berishën. Duke respektuar kështu dhe duke konkretizuar kështu angazhimin e tij që nuk do të përfshinte Partinë Demokratike dhe Grupin Parlamentar në betejën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një vendim që duhet ta merrte vetë siç kam kërkuar që ta merrte vetë. Në momentin që Sali Berisha nuk i qëndroi premtimit të bërë publik që nuk do ta përfshinte Partinë Demokratike dhe as Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike në Betejën me Shtete e Bashkuara të Amerikës përkundrazi nis një betejë ku përfshiu tërësisht Partinë Demokratike. Pa pikë diskutimi që ka qenë minimumi i vendimit që duhej të merrja me përgjegjësitë e mia si kryetar i zgjedhur me një anëtar një votë, me votë plebishitare në respekt të sakrificës së demokratëve. Sa i përket besë prerjes që është një nga sulmet më të ulëta që është bërë nga Sali Berisha këto 2 muaj. Nuk ka patur kurrë një besë midis meje dhe Sali Berishës për t’i rënë me shkelm sakrificës së demokratëve nëse cënohej interesi i njërit apo i tjetrit, për të mbrojtur shpinën e njërit apo të tjetrit. Jo! Me Sali Berishën na ka lidhur një tjetër besë nëse mund ta them këtë. Që ai ka ditur ta vlerësojë edhe publikisht. Besa e vlerave euroatlantike që na çoi dhe e çoi Shqipërinë në NATO, besa e interesit kombëtar për pavarësinë e Kosovës de njohjes së saj ndërkombëtare. Besa për interesat më të mira të shqiptarëve që nga heqja e vizave, tek ndërtimi i infrastrukturës moderne. Kjo ka qenë besa nëse mund ta quajmë besën që kemi lidhur me njëri-tjetrin dhe jo t’i binim me shkelm sakrificës së demokratëve nëse cënoheshin interesat personale të tij apo të miat. Kjo është e vërteta dhe gjithçka tjetër është një spekulim i pastër për të mbrojtur hallet personale të Sali Berishës.

 

 

 

Të fundit

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

A mund të udhëtojë Berisha drejt SHBA-së?/ LaCivita flet për herë të parë

Këshilltari amerikan i PD, Chris LaCivita, së bashku me kreun e PD, Sali Berisha ishin të ftuar në një emision televiziv. LaCivita foli për non...

Gazetarët “gozhdojnë” kryeministrin/ Rama: Fevzi ça u ke dhënë për të pirë?!

Kryeministri Edi Rama është mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion. Përballë gazatarëve, Rama u pyet lidhur me inceneratorët dhe pagesat për to, ndërkohë që nuk...

Lajme të tjera

Web TV