PD-së nuk i ka mjafton përçarja e saj, futet në sherr me LSI-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata paszgjedhore mes PD dhe LSI, duket se nuk e ka përballuar më presionin në heshtje dhe tashmë ka shpërthyer në përplasje publike pas deklaratës që bëri ditën e enjte Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi. Dje ka pasur reagime nga LSI duke thelluar ndarjen me “PD-në zyrtare” dhe nisur sulmet ndaj Bashës.

 Partia Demokratike ka hapur “luftë” me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Pasi nuk i mjaftojnë sherret brenda partisë dhe përçarja mes demokratëve, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi tha një të vërtetë sipas tij, që rezulton gënjeshtër nga homologu i tij i LSI-së Petrit Vasili. Gazmend Bardhi në një deklaratë televizive tha se PD i ka ofruar 15 mandate LSI-së nëse futeshin sëbashku në koalicionin parazgjedhor. Kjo deklaratë ka bërë të shpërthejë Lëvizja Socialiste për Integrim që deri tani ka mbajtur një qendrim të ftohtë, pa snjë komunikim zyrtar me PD. Mjaftoi kjo deklaratë e Bardhit për të bërë LSI-në të “tregojë dhëmbët”. E vërteta e mandateve mbetet mes trekëndëshit Kryemadhi-Bardhi Vasili, por LSI tregoi edhe një anshmërinë në qëndrim. Në mënyrë direkte po mban qëndrim të ashpër ndaj Bashës, në ditët e tij më të vështira politike brenda PD-së, ndërsa indirekt po i japin sinjalet që priteshin në mbështetje të “Foltores” së Berishës. Në të vërtetë, përplasja mes PD dhe LSI nuk mund të jetë në nivelet e skalionit të dytë, por fijet tërhiqen nga dy të “mëdhenjtë” e dy forcave respektive Berisha-Meta.

 

Përplasja

Mjaftoi një deklaratë e numrit dy të PD-së që të shpërtenin akuzat të cilat ishin majë gjuhës dhe u gjet momenti të shfryhej dyfi i akumuluar nga të dyja anët. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka përgënjeshtruar deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhit, pasi ky i fundit tha më herët se PD i ka ofruar LSI-së të dalin në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 Prillit dhe do t’i siguronte 15 mandate deputetësh. Vasili u shpreh se këto bisedime nuk kanë ndodhur kurrë, teksa tha se e vetmja gjë që është biseduar me PD-në, ishte djegia e mandateve në vitin 2019. “Nuk ka patur kurrë prezencë time dhe të zonjës Kryemadhi një diksutim për numra mandatesh, ka patur vetëm një angazhim. Do të kishim takime të përbashkëta në çdo qark, të cilat nuk ndodhën asnjëherë për arsye të mungesës së dëshirës nga PD”, tha Vasili. Ndërsa Bardhi i është përgjigjur me pyetje. “Si nuk ka patur diskutime që do hynim në një listë të përbashkët? As bisedë për qarkun e Elbasanit?”, tha Bardhi. Ndërsa Vasili tha se: “Unë po them se diskutim se 15 mandate nuk ka patur. Është diskutuar dhe është zgjedhur që strategjia për të maksimizuar votën ishte në lista të ndara. Diskutime të drejtpërdrejta janë bërë vetë për çështjen e djegies së mandateve”. Ndërsa ditën e djeshme, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili mbajti një tjetër deklaratë për median. Duke iu përgjigjur deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi, për çështjen e koalicioneve, Vasili tha se “thashethemaxhinj e zëdhënës të pazarit Rama-Basha janë lëshuar mediave për të përzierë e për të fshehur e për të krijuar alibi për këtë Pazar”. Vasili është përpjekur që të thotë të vërtetën, për të cilin thotë se kanë heshtur. “Në respekt të qytetarëve, mijëra qytetarëve opozitarë të cilët me ndershmëri deshën ndryshimin është momenti për të thënë të vërtetat e mëdha siç janë e për të mos heshtur më. E vërteta e madhe është që s’ka pasur kurrë qoftë dhe një propozim të vetëm zyrtar nga partia e Lulzim Bashës për mandate, për numra mandatesh e gjëra të kësaj natyre. Anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike janë aty, anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike janë aty, le të thonë a kanë parë ndonjë propozim të tillë? E nëse ka një propozim të tillë zyrtar, këtë dokument le t’ia vënë në dispozicion mediave shqiptare që ta njohin por një dokument i tillë nuk ekziston dhe faqja e zezë për ata që mashtrojnë pasi kanë shitur interesat e opozitës ditën për diell”, tha Vasili. Përveç Vasilit, duket se më “hithkë” ka qenë reagimi i Elona Gurit. Ish kandidatja për Qarkun durrës zbulon një ballafaqim që sipas saj e ka kërkuar Kryemadhi, mes Lulzim Bashës, Gazment Bardhit Petrit Vasilit dhe këshilltarit izraelit për fushatën e PD. Sipas Gurit, Bardhi kishte bërë marrëveshje që PD të mbante 8 mandate në Elbasan, dhe ai do të merrte mandatet e LSI-së. Guri aludon se Bardhi kishte bërë marrëveshje me bandat e Elbasanit dhe se s’kishte pranuar as të dilte në deklaratë kundër famëkeqit Suel Çela. “Mos i jep gojës siç i jep b… o Gaz! Ki kujdes kur flet për gjëra që nuk i di se ty nuk të qaste njeri në zyrë. Monika Kryemadhi të ka ballafaquar me Lulzim Bashën edhe këshilltarin izraelit dhe Petrit Vasilin në zyren e Bashës, se si ti kishe bërë marrëveshjen 8 mandate t’i mbante PS në Elbasan dhe ti doje mandatet e LSI dhe ti kishe dalë garant bandave se do ishe ministër i Brendshëm. Ju edhe i regjistroni bisedat e ke aty regjistrimin dhe se si ti nuk pranove të bëje konferencë shtypi kundër Suel Çelës. Ti beson se këshilltari izraelit nuk kuptonte shqip se çfarë u tha aty?”, shkruan Guri.

Të fundit

Einxhel dhe Dj Dagz prindër për herë të dytë/Moderatorja:Të tre presim të bëhemi katër…

Çifti i njohur i showbiz-it shqiptar, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, kanë shpallur një lajm të bukur për ndjekësit...

SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie/ Vendos sot Apeli i GJKKO

Në Apelin e Gjykatës së Posaçme do të shqyrtohet sot kërkesa e SPAK për rikthimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në arrest shtëpie. Engert Pëllumbi është...

VIDEO/ Fundjavë me reshje shiu dhe dëbore, termometri zbret në -5 gradë

Mot i paqëndrueshëm në fundjavë. Meteorologia Lajda Porja shprehet se reshjet e shiut dhe të dëborës do të rikthehen në vend mbrëmjen e së...

“1.3 mln vizitorë në sitet e trashëgimisë”, Rama: Vijon puna për Teatrin Kombëtar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një historik të ngjarjeve më të rëndësishme kulturore të vitit që lamë pas. Në video-materialin e përgatitur nga...

Konflikti familjar përfundon në tragjedi, babai vret djalin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në Tetovë në zonën e njohur si “BLLOKU 70”. Babai ka qëlluar për vdekje djalin...

Lajme të tjera

Web TV