Thellohet akoma më shumë misteri i vrasjes makabre në Fier. 8-vjeçari i vrarë nga Klodian Çalamani ishte nipi i Florian Vasiut, me të cilin 15 vite më parë kishin rrëmbyer dhe torturuar për 20 minuta një 16-vjeçare. Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi.
“Lajmin e mësova nga administratori i qendrës. Pak minuta me vonë është shfaqur në ekranet e TV. Është një tragjedi e vërtetë, në ka lënë pa fjalë. jemi munduar të mësojmë hollësi të kësaj ngjarje. Nuk ka asgjë që të mund të justifikojë.
Autori i ngjarjes ka pasur histori disa vite më parë, por nuk mendoj të kenë lidhje. Në atë ngjarje ndoshta ka qenë me xhaxhain që ka dhunuar, janë me të njëjtin mbiemër. Kjo e bën akoma më shumë enigmatike ngjarjen dhe shton pyetjen përse duhet të arrinte deri këtu”, ka thënë Subashi për News 24.