Shënohet delegati i parë i PD që nuk do marrë pjesë as në Kuvendin e 11, e as të 18 dhjetorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në cilin kuvend do shkosh, në atë të datës 11 apo 18 dhjetor? Nuk ka anëtar të partisë Demokratike që nuk e bën këtë pyetje këto ditë. Kjo parti është ndarë me dysh tashmë, në mbështetës të Sali Berishës që do jenë prezentë në kuvendin e të shtunë së 11 dhjetorit dhe në mbështetës të Lulzim Bashës që do jenë prezent në kuvendin e të shtunës së 18 dhjetorit. Disa do shkojnë në kuvendin e parë dhe disa do shkojnë në të dytin dhe anasjelltas. Ka edhe nga ata që do shkojnë te të dy kuvendet.

Por prisni! Ka edhe një grup tjetër që nuk do bëjnë asnjë nga këto. Skerdilajd Sulozeqi është delegat i Kuvendit Kombëtar i certifikuar dhe deklaron publikisht se nuk do shkojë te asnjë prej kuvendeve. I ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH24 Sulozeli dha edhe arsyet përse nuk do marrë pjesë:

“Kam zgjedhur të mos shkoj te asnjë kuvend të PD. Nuk shkoj për një arsye të vetme. Të dy liderët duhet të bëjnë hapa pas dhe jo hapa para. Kjo situatë nuk na çon asgjëkundi. Ata që do shkojnë në kuvend do marrin përfundimet e tyre, por problemi është se ku do shkojë PD. Zgjidhja për PD nuk është kjo, të shkojmë të përplasemi dhe pastaj demokratët të jenë të ndarë në dy palë. Do ishte shumë më mirë që presidenti i Partive Popullore Evropiane që është partneri i drejtëpërdrejtë i PD apo edhe një këshill të urtësh të negocionin dhe të ulnin palët që PD të mos shkojë në përplasje”.

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV