Aksidenti me 7 viktima në Greqi, trafikanti moldav po mundohej t’i shpëtonte policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ëndrrat për një jetë më të mirë patën një fund tragjik për 14 emigrantë të paligjshëm në Greqi. Mediat në vend raportojnë se një trafikant nga Moldavia po i transportonte me një automjet Citroen C5 në momentin që ndodhi aksidenti pasi po ndiqej nga oficerët e policisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në autostradën e Egnatias. Shoferi që po udhëtonte nga Komotini në Xanthi pak pas mesnate, tentoi që t’i arratisej policisë dhe nuk iu bind sinjalit të oficerëve për kontroll duke shtuar shpejtësinë.

Patrulla vijoi që ta ndiqte por në një momenti ai e mori kthesën me shpejtësi të lartë dhe për pasojë humbi kontrollin e mjetit. Pas përplasjes raportohet se automjeti u dëmtua rëndë dhe për pasojë shtatë prej pasagjerëve humbën jetën.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Komotini-t në gjendje të rëndë për jetën. Kurse, dy të tjerë që kanë marrë lëndime të lehta janë dërguar në spitalin e Xanthi-t. Ndërkohë autoritetet kanë nisur një hetim për rrethanat e ngjarjes që u kthye në një tragjedi. Po ashtu po hetohet për identifikimin e viktimave, shtetësia e të cilëve nuk dihet ende.

Të fundit

“Vuanin nga zemra dhe…”/ Dy ukrainaset që humbën jetën në Tiranë, dalin detaje të reja

Zbulohen detaje të reja në lidhje me vdekjen e dy vajzave nga Ukraina, të cilat u gjetën pa shenja...

Kur Rama ia kalon edhe Micotaqis!

Nga Dritan Hila Në udhëtimin e tij në Athinë Rama doli përtej pritshmërive të skeptikëve. Jo vetëm që preku të gjitha temat e nxehta por...

Çuçi mbledh Grupin e PS-së: Merreni me shumë impenjim, pas dy javësh do jemi në…

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e përjavshme. Kryetari Bledi Çuçi e nisi fjalën e tij me një falenderim të posaçëm për...

Temperatura të larta dhe reshje shiu, parashikimi i motit përgjatë javës

Kjo javë do të jetë e shoqëruar me mot të paqëndrueshëm, herë me temperatura të larta, por nuk do të mungojnë edhe reshjet e...

Po intervistonte live, gazetares i ndodh e papritura (Foto)

Nje moment i sikletshem ka qenë ky për një gazetare e cila mori një goditje nga një top futbolli gjatë një interviste për ndeshjen,...

Lajme të tjera

Web TV