Lufta Civile Amerikane/ Linkolni në varrezat e ushtarëve, fjalimi brilant që mbeti në histori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 19 nëntor 1863 presidenti Abraham Linkoln mbajti një fjalim prej dy minutash në ceremoninë e përkushtimit të varrezave për ushtarët e rënë në betejën në Gettysburg

Lufta Civile Amerikane, që u zhvillua mes viteve 1861–1865, ishte luftë qytetare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Njëmbëdhjetë shtete skllavopronare të jugut shpallën ndarjen e tyre nga ShBA-të dhe formuan Shtetet e Konfederatës së Amerikës (Konfederatën). Të udhëhequr nga Jefferson Davis, luftuan kundër qeverisë federale të SHBA-ve (Unionit), që kishte mbështetjen e shteteve të lira joskllavopronare dhe pesë shteteve skllavopronare kufitare në veri.

Fundi i luftës katër vjeçare

Presidenti amerikan Andrew Johnson më 20 gusht të vitit 1866, formalisht shpalli Luftën Civile në Sh.B.A. si të përfunduar.

Lufta filloi më 12 prill 1861. Që në fillim të 1858-s, konflikti mes Veriut e Jugut, për çështjen e skllavërisë, i detyroi udhëheqësit e Jugut të vendosin për shkëputje rajonale nga SHBA.

Gjatë 1860-s, shumica e shteteve skllavopronare kërcënuan me shkëputje nëse Republikanët (Partia kundër skllavërisë) do fitonin zgjedhjet.

Fitorja e republikanit Abraham Lincoln mbi Partinë Demokrate të ndarë, në nëntor 1860, solli shkëputjen e menjëhershme të Karolinës së Jugut. Pas Karolinës së Jugut, brenda gjashte muajve u shkëputën edhe gjashte shtete te tjera nga unioni, Mississipi, Florida, Alabama, Georgia dhe Louisiana.

Në shkurt 1861, delegatë nga shtetet e mësipërme krijuan një qeveri të unifikuar. Jefferson Davis nga Mississippi u zgjodh presidenti i parë i Konfederatës së Shteteve të Amerikës.

Kur Abraham Linkoln u inaugurua President i SHBA-së më 4 mars 1861, një total prej shtate shtetesh ishin bërë pjesë e Konfederatës së Jugut, përfshirë edhe Teksasin.

Katër vjet më vonë, lufta civile përfundoi me humbjen e Konfederatës se Jugut, dhe 620 mijë luftëtarë humben jetët nga të dy kampet.

Fjalimi më i rëndësishmi në historinë amerikane

Më 19 nëntor 1863 pas Luftës Civile Amerikane, presidenti Abraham Linkoln mbajti një fjalim në ceremoninë e përkushtimit të varrezave për ushtarët e rënë në betejën në Gettysburg (1 – 3 korrik 1863). Fjalimi  i tij zgjati vetëm dy minuta, dhe një gazetë e kohës e quajti “fjalim që do të mbulohej nga mjegulla e kohës”. Por ndodhi e kundërta, fjalimi i Getisburgut sot u mësohet fëmijëve të shkollave për recitim, dhe cilësohet si më i rëndësishmi në historinë amerikane; ndërsa gazeta Patriot News, pasardhëse e gazetës Patriot & Union e cila botoi komentin nënçmues më 1863, më 13 nëntor 2013, në një shkrim të saj kërkoi ndjesë duke thëne se redaktorët e asaj kohe nuk e kishin kuptuar “rëndësinë e momentit, elokuencën e përjetshme dhe rëndësinë e vazhdueshme të fjalimit të presidentit Linkoln.” Beteja në Gettysburg, u zhvillua nga data 1 deri më 3 korrik të vitit 1863, fitorja e saj nga ushtria e Unionit shënoi pikëkthesën në luftën civile, që përfundoi më 1865 me fitoren e forcave të bashkimit.

Lexo edhe :  Flet Dr. Harold Hayes, amerikani që u bllokua në Shqipërinë e pushtuar nga nazistët

Fjalimi i Linkolnit në varrezat e të rënëve në Gettysburg

“87 vjet më parë etërit tanë krijuan në këtë kontinent një komb të ri, konceptuar në liri dhe perkushtuar në pohimin se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë. Tani ne jemi angazhuar në luftë të madhe civile, provim nëse ky komb ose çdo komb i konceptuar dhe i përkushtuar në këtë mënyrë mund të durojë gjatë. Ne jemi mbledhur në një fushë-betejë të kësaj lufte të madhe. Kemi ardhur t’ia përkushtojmë një pjesë të kësaj fushe, vend-pushimit përfundimtar për ata që këtu dhanë jetën që ky komb të mund të rrojë. Kjo është krejt e nevojëshme dhe përshtatshme që duhet t’a bëjmë. Por, në një kuptim më të gjërë, ne nuk mund t’a përkushtojmë – nuk mund t’a bekojmë – nuk mund t’a shenjtërojmë – këtë tokë. Burrat trima, të gjallë e të vdekur, të cilët luftuan këtu, e kanë shenjtëruar atë, pëmbi fuqisë sonë të pakët për të shtuar apo hequr. Bota pak do të vërë re, pak do të mbajë mend çfarë ne themi këtu, por ajo kurrë nuk mund të harrojë çfarë ata bënë këtu. Kjo është për ne të gjallët, të përkushtohemi për punën e papërfunduar të cilën ata të cilët luftuan këtu deri tani kaq fisnikërisht e avancuan. Eshtë për ne që të përkushtohemi për detyrën e madhe të mbetur para nesh – që nga këta të vdekur të nderuar të marrim përkushtim në rritje për kauzën për të cilën ata dhanë masën e fundit të plotë të përkushtimit – që ne këtu të vendosim se këta të rënë nuk kanë vdekur kot – se ky komb, nën Perëndinë, do të ketë një lindje të re të lirisë – dhe se qeveria e popullit, nga populli, për popullin, nuk do të zhduket nga faqja e dheut.”

Të fundit

Berisha: Rama si Toto Rina ia ka dorëzuar Shqipërinë krimit

Nga Roma, ku zhvilloi një takim me shqiptarët e diasporës, ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi...

Horoskopi për ditën e sotme, 10 shkurt 2025

Dashi Sot veprimet tuaja do të ndihmojnë të vendosni bazat për diçka që do t’ju bëjë të dalloheni nga njerëzit që admironi më shumë, prandaj...

Barcelona triumfon në transfertën e Sevillas dhe futet sërish në garën për LaLigën

Barcelona ka mposhtur Seviljan në transfertë me shifrat 4-1. I zakonshmi Lewandowski ishte ai që kaloi në avantazh skuadrën në minutën e 7-të por festa...

Barazpeshë në “Maradona Stadium”, Napoli ngec ndaj Udineses dhe nuk arrin të shkëputet

Napoli nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 përballë Udineses. Sfida pati vlerë për javën e 24-të të Seria A dhe Napoli humbi mundësinë për...

Lajme të tjera

Web TV