Presidenti nuk përmbahet, shpërthen në akuza kundër Bashës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas sulmeve nga Sali Berisha, dje ka ardhur edhe reagimi i Presidentit Ilir Meta që e ka akuzuar kreun democrat Lulzim Basha se ndihmoi Ramën duke bojkotuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. Meta: Basha me lot në sy mu ul në gjunjë që të anuloja 30 qershorin. PD reagon ndaj Metës: Demokratët të njohin mirë ty dhe bëmat e tua! Nuk t’i zgjidhim dot hallet

Kreu i shtetit Ilir Meta, në konferencën e shtypit prej më shumë se 30 minutash ia kushtoi akuzave kundër kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Duke u kthyer pas në kohë për çështjen e djegieve të mandateve të deputetëve dhe bojkotimit të zgjedhjeve lokale, Meta hodhi akuza të forta drejt Lulzim Bashës. Sipas tij, më 8 qershor të vitit 2019, Bashës i është tërheqr vërenjtje nga faktori ndërkombëtar që të anulojë protestën e 8 qershorit, ku kishte dyshime se mund të agravonte në akte dhune të forta. “I trembur e panikosur nga përgjegjesitë e tij përballë popullit opozitar që në sa e sa mitingje e gënjente duke premtuar se në 8 qershor do ndodhet hataja e i frikësuar deri në palcë nga përgjegjësitë ligjore, Basha iu ul në gjunjë presidentit që të anulonte e shtynte zgjedhjet e 30 qershori para mitingut. Presidenti pas vlerësimit të rrethanave pak minuta para fillimit të protests së opozitës përmes një deklarate zyrtare bëri publik vendimin për të shfuqizuar dekretin duke anuluar 30 qershor 2019 si datë për zgjedhjet vendore”-tha Meta. Qëndrimi i Metës vjen pas konfliktit të hapur që ka shpërthyer brenda PD-së mes Bashës dhe Berishës. Edhe pse deri më tani nuk ka pasur reagim zyrtar nga Meta, duke tentuar të “jetë mbi palët”, gara brenda PD-së dhe përfshirja e Berishës në nismën Foltorja, ku synon rikthimin e tij në drejtimin e Partisë Demokratike, i ka dhënë Metës një shteg të ri, për të zhkarkuar mllefin e humbjes në zgjedhje dhe lojës politike të bërë me djegien e mandateve të deputetëve nga ana e opzositës dhe njkohësisht edhe refuzimit për tu futur në zgjedhjet lokale. Vetë Basha, që tashmë është në luftë të përditshme për të mbajtur drejtimin e partisë, e konsideroi Metën si pjesë të treshës Rama-Meta-Berisha, duke i konsideruar si “trekëndëshi i Bermudës”.
Meta: Basha i shërbeu Rilindjes
Duke iu përgjigjur akuzave të bëra ditët e fundit nga kryetari i PD-së, kreu i shtetit theksoi se bojkoti i zotit Basha ishte në sinkron të plotë me bojkotin e 4 anëtarëve të KQZ-së të PS-së të cilët organizuan zgjedhjet antikushtetuese dhe të paligjshme të 30 qershorit. Sipas Metës, Lulzim Basha nuk i shërbeu aspak, jo vetëm vendit, por edhe opozitës duke e përjashtuar totalisht nga qeverisja vendore. “Lulzim Basha dhe PD nuk kanë denjuar të bëjnë as edhe një kërkesë zyrtare për t’u regjistruar si subjekt konkurrues në zgjedhjet e dekretuara nga Presidenti më 13 tetor 2019. Edhe pse opozita ishte organizuar si një front opozitar, rezulton se PR, PAA, LSI i kanë paraqitur KQZ-së kërkesat respektive zyrtare, si për t’u regjistruar si konkurrentë në zgjedhjet e 13 tetorit, por edhe për të marrë masat për përgatitjen e tyre. Ndërkohë që Lulzim Basha që paska mbështetur presidentin, nuk ka paraqitur asnjë kërkesë të kësaj natyre. Pra, Lulzim Basha jo vetëm që bojkotoi 30 qershorin, por edhe 13 tetorin”-theksoi Meta. Sipas tij, me mosparaqitjen e qëllimshme dhe të vetëdijshme për të mos u regjistruar në zgjedhje u vendos haptas kundër institucionit të Presidentit të Republikës duke u bërë pale me kreun e rilindjes. “Për çdo qytetar që dëgjon gënjeshtrat e zotit Basha, kush i shërbeu Lulzim Basha duke mos e regjistruar PD-në dhe për zgjedhjet e 13 tetorit 2019 sipas dekretit të Presidentit për të cilën kishte rënë dakord? Bojkoti i zotit Basha ishte në sinkron të plotë me bojkotin e 4 anëtarëve të KQZ-së të PS-së të cilët organizuan zgjedhjet antikushtetuese dhe të paligjshme të 30 qershorit. Basha nuk i shërbeu aspak, jo vetëm vendit, por edhe opozitës duke e përjashtuar totalisht nga qeverisja vendore. Jo vetëm që nuk e mbështeti presidentin, por edhe kërkesa formale që i është kërkuar disa herë nga aleatët u përdor nga maxhoranca dhe për komisionin hetimor dhe në Komisionin e Venecias, për të treguar që Presidenti nuk donte të bëheshin zgjedhjet në Shqipëri, jo se Presidenti donte zgjedhje gjithëpërfshirëse. Është e qartë si drita e diellit se Lulzim Basha mbështeti kreun e rilindjes dhe për kapjen e pushtetit lokal. Ai mbështeti kreun e rilindjes dhe në sulmet ndaj Presidentit të Republikës. Me mosparaqitjen e qëllimshme dhe të vetëdijshme për të mos u regjistruar në zgjedhje u vendos haptas kundër institucionit të Presidentit të Republikës duke u bërë pale me kreun e rilindjes. Do ketë fakte të tjera, por ky fakt ka të bëjë me të gjithë qytetarët. Bojkoti i opozitës dëmton dhe ata që kanë votuar për PS se në fund të fundit duan dhe ata llogaridhënie”, tha ndër të tjera Presidenti.

Të fundit

Horoskopi i ditës, 13 maj 2024

Dashi Hëna do jetë në të njëjtën linjë me Saturnin sot dhe do ju bëjë edhe më të mençur dhe...

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet në katër dhoma dhe me...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Lajme të tjera

Web TV