Çamçakëzi anti-covid/ Zvogëlon sasinë e virusin në pështymë dhe ndihmon në kufizimin e transmetimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa jemi në kulmin e një vale të re të pandemisë, studiuesit mundohen të gjënë gjithnjë mënyra të reja për të parandaluar virusin e COVID-19 dhe format e tij më të rëndë. Këtë herë kanë ardhur me një “shpikje” të re, një çamçakëz!

Çamçakëzi eksperimental përmban një proteinë që “vë në kurth” grimcat e koronavirusit dhe mund të zvogëlojë sasinë e virusit në pështymë dhe kështu të ndihmojë në kufizimin e transmetimit, veçanërisht kur një person flet ose kollitet.

Çamçakëzi përmban kopje të proteinës ACE2 që gjendet në sipërfaqet e qelizave, të cilat virusi i përdor si një “portë” për të depërtuar në qeliza dhe për t’i infektuar ato.

Studiuesit të Universitetit të Pensilvanisë,  shpjeguan se nga eksperimentet e bëra, rezultoi se mostra e pështymës dhe tamponi i personave të infektuat, grimcat e virusit u lidhën me “receptorët” ACE2 në çamçakëz.

Studiuesit thanë se përdorimi i çamçakëzit për të reduktuar ngarkesat virale në pështymë mund të shtojë përfitimin e vaksinave dhe do të ishte veçanërisht i dobishëm në vendet ku vaksinat nuk janë ende të disponueshme ose të përballueshme.

Megjithëse çamçakëzi nuk është i disponueshëm për përdorim, ai mund të jetë një hap premtues për të ardhmen.

Bota po përjeton sërish një valë të re të COVID-19 dhe kjo për shkak të shfaqjes së variantit delta, i cili ka rezultuar më i rrezikshmi dhe agresivi. Ndërsa rastet e infektimeve dhe viktimave nëpër botë po rriten vazhdimisht, qeveritë e vendeve po marrin masa të reja shtrënguese për të mbajtur situatën nën kontroll.

Të fundit

E rëndë/ Stuhia rrëzon billboard-in, raportohet për 14 persona të vdekur

Të paktën 14 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një billbord gjigant u shemb gjatë...

Pse zemërohemi kur jemi të uritur?

Nuk është e pazakontë që edhe kur jemi të qetë zemërohemi kur kemi uri. Me kalimin e kohës që nga vakti i fundit, sasia e...

Si ndikoi turneu i Harry dhe Meghan te Mbreti Karli III

Në vitin 1992, me martesën e tyre të prishur plotësisht, princat e atëhershëm të Uellsit duhej të bënin një udhëtim zyrtar në Korenë e...

Julia Fox rrëfen se ka kaluar mbi dy vite pa marrëdhënie intime

Julia Fox, aktorja dhe këngëtarja amerikane, e cila në moshën 18-vjeçare ishte dominuese në Hollivud, ka konfirmuar se ka dy vite e gjysmë që...

Balla takim “kokë më kokë” me homologun italian, zbardhet tema e diskutimit

“Takimi me Ministrin e Brendshëm italian Matteo Piantedosi, i cili shprehu ngushëllimet dhe solidaritetin e tij për familjen dhe organizatën e Policisë së Shtetit...

Lajme të tjera

Web TV