“Messias” mban gjallë ëndrrën e Milanit, City fiton ‘ndeshjen e sheikëve’/ Reali kualifikon veten dhe Interin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gol i shënuar në minutat e fundit të kohës së rregullt nga i riu Messias mban ende në lojë Milanin në misionin për të kaluar grupin e Champions League.

Kuqezinjtë fituan 0-1 ndaj Atletico Madrid në Spanjë dhe falë edhe fitores së Liverpool ndaj Portos kanë tashmë vetë në dorë kalimin për në fazën tjetër. Gjithçka do të vuloset në ndeshjen e fundit të kësaj faze, ku Milani pret Liverpool, ndërsa Atletico përballet direkt me Porton.

Derbin e sheikëve mes Manchester City-t dhe PSG-së e fituan sheikët anglezë me rezultatin 2-1. Vendasit dominuan lojën në pjesën e parë, ku goditën edhe një shtyllë me anë të Gundogan. Por e dyta nisi me PSG-në më kërkuese për golin e parë të takimit dhe arriti ta gjejë atë me Mbappe në minutën e 50.

City përmbysi gjithçka me Sterling dhe Gabriel Jesus që shënuan përkatësisht në minutat 63 dhe 76.

Reali fitoi 0-3 ndaj moldavëve të Sheriff. Në këtë grup e vetmja enigmë mbetet vendi i parë. Real dhe Inter kalojnë që të dyja më tej, ndërsa Sheriff ka siguruar vendin që e çon në Europa League e Shakhtar është eleminuar.

Në lidhje me vendin e parë, ai do të përcaktohet në ndeshjen e fundit mes Realit dhe Interit. Spanjollët kryesojnë grupin me 12 pikë, ndërsa Interi e ndjek me 10 të tilla.

Dortmund e ka lënë kualifikimin në dorë të Ajaksit në ndeshjen e fundit të këtij grupi. Gjermanët u mundën 3-1 nga Sportingu dhe për kualifikim u duhet që në ndeshjen e fundit të fitojnë vetë dhe të shpresojnë që Ajaksi të mposhtë Sportingun. Ndërkohë, Leipzig mposhti me rezultatin 0-5 Club Brugge.

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV