Miratohet rregullorja për kriptomonedhat në Shqipëri, ja sesi do të funksionojë ky treg në vendin tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas miratimit të ligjit, tashmë është bërë publike edhe rregullorja për të gjitha bizneset që duan të hapin platformat e tyre të investimit në monedha digjitale.

Në rregullore specifikohen se janë tre lloje licensash, ndërsa ka procedura të shumta për të marrë një prej tyre dhe kontrolli do të jetë i rreptë nga institucionet.

Indrit Sefa, jurist shprehet se ligji për kriptomonedhat është ekstrem dhe i bën vetting të plotë çdo biznesi apo individi që do t’i hyjë kësaj fushe:

“Këto janë investime me risk shumë të lartë financiar, por ligji e ka të detajuar me shumë kujdes dhe rregullsi në mënyrën si do bëhet administrimi i këtyre investimeve. Ka marrë masa nga më të ndryshme deri në detaje ku kërkohet edhe CV e personi që do aplikojë për bursë. Por mbajnë edhe përgjegjësi penale për mashtrim me pasoja të rënda, vepër penale që dënohet deri në 15 vite burg. Duke qenë se skemat piramidale u krijuan si pasojë e mungesës së shtetit ligjor, kemi kaluar në një rregullim ekstrem të bursave për kriptot.”

Sipas Dorian Kane, një sipërmarrës në fushën e kriptove, së shpejti në Shqipëri do shohim më shumë platforma për kriptomonedha:

“Pas licensimit besoj që aktualisht siç po shihet edhe këtu në Shqipëri që disa Exchange kanë filluar, besoj se me miratimin e këtij ligji edhe më shumë Exchange do arrijnë t’i pranojnë kriptot si një këmbim normal siç bëjmë aktualisht me euron dhe dollarin. Në të njëjtën kohë pritet që edhe kompanitë teknologjike të bashkëpunojnë me një bankë të nivelit të dytë, e cila mund t’i lejojë këtyre personave që me anë të llogarive që kanë të blejnë monedha virtuale në një exchange të licensuar nga shteti shqiptar. ”

Lexo edhe :  Pronar i 11 restoranteve dhe hoteleve, shqiptari kandidon për Parlamentin Europian

Shumica e vendeve evropiane po fillojnë të rregullojnë kriptomonedhat duke vendosur tatime mbi fitimin për këdo që bën para nga aktiviteti me to, ndërsa ende ky treg nuk është i rregulluar me ligj, duke e bërë Shqipërinë ndër vendet e para.

Të fundit

“Hirushja” e Champions League, Dortmund mposht PSG dhe shkon në finalen e lavdishme

Borussia e Dortmundit shuan ëndrrën e PSG-së për të prekur për herë të dytë në histori finalen e Championsit....

TikTok padit SHBA për të bllokuar ligjin që mund të ndalojë platformën e mediave sociale

TikTok dhe kompania e tij mëmë kineze ByteDance po padisin SHBA-në për një ligj që do të ndalonte aplikacionin e njohur të ndarjes së...

“Pse nuk dole pas Romeos”, banorët e ‘bëjnë për ujë të ftohtë’ Heidin, ja si përgjigjet

E vënë përballë pyetjeve të banorëve dhe opinionistëve, Heidi u shpreh se në ato momente ishte e trishtuar dhe e mendoi të dilje, por...

Histeria në Tiranë, pas një horrori në Shkodër!

Nga Ylli Pata Jemi tre ditë pas një ngjarje të tmerrshme në Shkodër. Ku Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj janë mbytur në ujrat...

Hyri në apartament për të vjedhur, hajdutin e zë gjumi në krevatin e pronarëve

Një 19-vjeçar, i cili hyri në një apartament në qendër të Romës për të vjedhur, nuk ia ka dalë. Në fakt, ai kishte mbushur një...

Lajme të tjera

Web TV