Moti i keq/ Probleme edhe në qarkun e Elbasanit, rënie gurësh dhe përmbytje tokash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si pasojë e reshjeve të dendura që vazhdojnë të bien pandërprerje si dhe e shtimit të prurjeve të mëdha të ujit të lumenjve Shkumbin e Devoll si dhe të përrenjve malorë edhe në Qarkun e Elbasanit janë krijuar situata problematike. Në bashkinë e Elbasanit nga e hëna ka dalje të ujërave të përroit të Gurrës në njësinë administrative Shushicë dhe dalje të lumit Shkumbin në Malasej, njësia administrative Gjergjan ku janë nën ujë rreth 2 ha toka bujqësore.

Në aksin rrugor Librazhd-Zgosht ka fundosje të një segmenti rrugor dhe rënie të gurëve. Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në kthesat e Murrashit gjithashtu gjatë natës ka pasur rënie inertesh, ndërsa në fshatin Librazhd Katund është shembur çatia e një shtëpie të vjetër.

Burime zyrtare bënë me dije se fshatrat malorë janë mbuluar nga dëbora, por aktualisht të gjitha rrugët janë të qarkullueshme. Në Steblevë të Librazhdit trashësia e dëborës mëngjesin e kësaj të marte ishte rreth 20 cm ndërsa në Parkun Kombëtar Shebenik Jabllanicë 35-40 cm.

Të fundit

U godit me shpullë nga bashkëshortja, dëgjoni këshillën martesore të Trump për Macron

Presidenti Donald Trump i dha një këshillë shumë të thjeshtë homologut francez, Emmanuel Macron, kur u pyet lidhur me...

Fëmijët me më shumë ankth rriten me këtë lloj prindi

Çrregullimet mendore janë të pranishme edhe tek fëmijët apo adoleshentët, një realitet që po kuptohet gjithnjë e më shumë vitet e fundit, falë rritjes...

“Rama i ka zgjedhjet e 2029 në xhep!”/ Çfarë po paralajmëron ish-presidenti Topi

Ish-presidenti Bamir Topi, duke komentuar zgjedhjet e 11 majit, ka deklaruar se Sali Berisha, me aq sa e njeh ai, nuk do të largohet...

Bamir Topi: Demokratët duhet të mbyllin raportin shpirtëror politik me Sali Berishën

I ftuar në “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa, ish-presidenti Bamir Topi analizoi edhe rezultatin që mori opozita, koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike...

Kontrata e Allegrit me Milanin, trajneri nuk i kërkon bonusin e njohur Igli Tares

Massimiliano Allegri pranoi t’i bashkohej projektit të ri të Milanit dhe u zyrtarizua në stolin e kësaj skuadre. Dhe sipas mediave italiane, sintonia me...

Lajme të tjera

Web TV