Balla kritika ministrisë së Financave: 2 vite nga miratimi i vendimit për vjeljen e gjobave, s’ka procedurë. Do kishim mbushur buxhetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit nuk i ka kursyer kritikat për ministrinë e Financave sa i takon Vendimin e Këshillit të Ministrave për ‘vjeljen’ e gjobave në rast të pastrimit të parave.

Ai theksoi se ndonëse qeveria e ka miratuar këtë vendim, procedura për marrjen e këtyre gjobave nuk është përcaktuar ende, ndonëse kanë kaluar 2 vite. Sipas Ballës me vjeljen e gjobave do ishte mbushur buxheti i shtetit.

“Ligji përfshin ato që ju keni propozuar. Do të nxisja ministrinë, dhe institucionet ligjzbatuese për kërcënimet që vijnë nga kriptomonedhat. Që është nevojë për të intensifikuar luftën kundër pastrimit të parave. Kemi bërë një gjë të mirë. Në fund të fundit duhet të kalojmë përtej fjalëve, në vepra. Kemi një projektligj që vjen në ndihmë. Ato që thotë zoti Basha s’janë të vërtetë. Por ajo 1/10 që thotë zoti Basha është kërcënim, për shtetin shqiptar, për taksapaguesin shqiptar. Mos u habisni që t’i bëjë një kritikë ministrisë së Financave, në terezi qeverisë, pasi 3 muaj po bën në detyrë kjo ministri. Ju zonja ministre, qeveria miraton ligje, aktet ligjore i keni për detyrë ju. Kam votuar në këtë sallë për këtë çështje, në 2019 ku kemi bërë ndryshimet. Kemi futur në 2019 parimin e gjobës, nëse Luli me Totyota Yaris, siç thotë Saliu, do sillte 5 mln, me parimin e gjobës, nëse personat që bënë fushatë në Laprakë për PD, që ishin personat që transportuan paratë me Toyotën, mos e harroni këtë, do të paguanin deri në 50% të shumës gjobë. Ligji nuk zbatohet. Kanë kaluar 2 vite dhe nuk është bërë VKM përkatëse për përcaktimin dhe mënyrën e vjeljes së gjobës. Shohim çdo ditë persona që kapen me para. Nëse do kishim miratuar vendimin, do kishim pasur një shumë të ardhurash në buxhet. S’ka ndodhur kjo. Ndaj Kuvendi duhet të rrisin kapacitetet monitoruese, qoftë në aspektin e monitorimit dhe në atë që shkruhet në nenin e parafundit, ku përcaktohet se për sa kohë duhet të bëhen aktet ligjore. Kemi thënë 6 muaj, kanë kaluar 2 vite. Merrni kritikën për instrument që të vihemi në lëvizje. Qytetarët presin prej nesh që të jemi shembull i respektimit të afateve.”, tha Balla.

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV