Shehu i kërkon dorëheqjen, Rama i kthen përgjigjen: Ju flisni me vete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në replikën e tij gjatë interpelancës me deputetin e PD-së, theksoi se Tritan Shehu, ashtu si edhe partia e tij flasin me vete dhe për veten.

Sipas Ramës, askush nuk është kundër nismës ‘Ballkani i Hapur’, ndërsa shtoi se kërkohet gjithëpërfshirje.

“Zoti Shehu ju thatë që më dëgjuat me vëmendje. Dhe fjalimin që ju dëgjova më vëmendje e kishit të shkruar. Pavarësisht fjalës sime. Ju nuk më dëgjuat zoti Shehu ndërkohë që unë ju dëgjova dhe më vjen keq që t’ju them se ju flisni me vete dhe flisni për vete, duke bërë atë që keni bërë si parti, prej shumë vitesh tani më, duke i marrë shqiptarët për budallenj. Edhe tani që flasim, prapë në partinë tuaj flitet me vete dhe për vete dhe iu thuhet shqiptarëve se flitet për ta. Kjo është çështja juaj. Askush, as në Bruksel, as në Hagë, e Uashington, nuk është kundër Ballkanit të hapur. Gjithkush thotë që Ballkani i hapur duhet të jetë gjithëpërfshirës pjesëmarrja në të edhe të tre vendeve të tjera është e mirëseardhur. E kam thënë që ditën e parë. Por nuk hyjë në garë me ju dhe askënd se me kë është Amerika, Europa, pasi është një garë si ato ndeshjet e futbollit me top leckë. Të kujtohet ai filmi ku Guri thoshte; Ata do të na rrahin. ka rëndësi ça thonë aleatët tanë, por më me rëndësi se çfarë bëjmë ne. Tregu u përbashkët rajonal i mbron këto interesa, i fuqizon. Ballkani i hapur është mekanizëm për të bërë këtë treg të përbashkët. Doni apo s’do ju, Ballkani i Hapur do të vazhdojë, pasi është në interes të shqiptarëve dhe ne shqiptarëve na e kanë besuar këtë, PS-së, dhe jo juve.”, tha Rama. Fill pas fjalimit të kreut të qeverisë, deputeti i DP-së, i ka kërkuar Ramës që të japë dorëheqje, ashtu si homologu u tij i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Lexo edhe :  Berisha udhëton drejt Spanjës, merr pjesë në kongresin e PPE

“E dëgjova fjalën përmbyllëse, ju jeni vendosur të qëndroni në këtë pozicion të pashpresë, sa të jeni ju kryeministër Shqipërisë është e pashpresë. Unë do të kërkoja dorëheqjen tuaj. Ju kërkoj të bëni atë që bëri Zaevi, është dinjitoze. Në shoqërinë demokratike kjo është domosdoshme. Vuçiç është zëdhënës i zotërisë së tij. Mos u bëni zëdhënës i zëdhënësit. Shqipëria ka vetëm një atë ardhme, atë evropianë, të cilën ju në këtë mënyrë e vini në rrezik. Unë ju them se është e vërtetë që hije të zeza vërtiten në rajonin tonë, projekte të rrezikshme copëtimesh ka, ndaj ju them kujdes. Duhet të jemi të qartë dhe të vendosur që Shqipëria ka të ardhmen drejt BE dhe jo me projekte të Vuçiç, kjo bien ndesh me interesat tona. Shikoni çfarë po ndodh në Ukrainë, duhet të jemi të rreshtuar me perëndimi dhe ndërkombëtarët tanë të mëdhenj.”, tha Shehu.

 

 

Ndërkohë Shehu u shpreh kryeministri Edi Rama po e vendos integrimin europian në spiralen e Serbisë, ndërsa shtoi se Vuçiç nuk i ka pranuar kurrë krimet e Millosheviç.

Ndërsa foli për projektin ‘Open Balkan’, Shehu tha se kjo nismë nuk është e suksesshme pa përfshirjen e të gjitha vendeve të rajonit.

Të fundit

VIDEO/ Gola dhe spektakël mes Barcelona dhe Inter, kualifikimi vendoset në Itali

Barcelona dhe Interi kanë dhuruar një përballje të parë spektakolare mes tyre në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, në...

Sulmi i Monika Kryemadhit: “Tedi Blushi ka qenë pa shtëpi, sot ka tri. Gruaja e tij…”

Deputetja Monika Kryemadhi ka hedhur sërish akuza ndaj sekretarit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Kryemadhi dhe Blushi prej largimit të Monikës nga partia,...

Mister skandaloz për zgjedhjen e Papës! Kardinali “rinohet” me 11 muaj

Një ndryshim i pazakontë në dokumentet zyrtare të Vatikanit ka hedhur dritë mbi një mister të vogël, por me pasoja të mëdha: datën e...

SHBA vendos sanksione të reja ndaj sektorit të energjisë së Iranit

SHBA-të po vendosin sanksione të reja ndaj sektorit të energjisë së Iranit mes përpjekjeve të vazhdueshme të administratës Trump për të arritur një marrëveshje...

I ftohti dëmton 2 mijë rrënjë kivi në Llakatund, fermeri: Ia kam lënë Zotit në dorë!

Për të pasur sukses në bujqësi nuk mjafton vetëm toka pjellore, duhet përvojë dhe durim përballë të papriturave. Që prej vitit 2004, Qazim Muhametaj...

Lajme të tjera

Web TV