Bik Kik është një i ri i talentuar dhe tepër i apasionuar pas Rap-it. “Talent lind, nuk bëhësh”, thotë një shprehje dhe djaloshit nga Tirana kjo gjë i shkon përshtat pasi qysh në moshën 11 vjeçare ka pasur kontaktet e para me këtë rrymë muzikore, e cila më pas u bë pasioni i tij.
Në ditët e sotme është shumë e vështirë të depërtosh në tregun shqiptar, aty ku shumë janë këngëtarë te vetdeklaruar edhe boshllëqet e tyre në muzikë janë lehtësisht të evidentueshme. Por ambicja, talenti dhe vetbesimi i lartë i Bik Kik bëri që ai të spikaste në muzikë që në moshë të vogel.
Ndër të parët që e spikati talentin e tij ishte dhe ndoshta reperi më i madh në Shqipëri, Noizy i cili e mori në grupin e tij “OTR”. Me datë 22 Mars 2018 ai solli bashkëpunimin e parë më grupin OTR të titulluar “16” e cila dëgjohej në shumë bar-e, clube, si dhe në makinat e të rinjve shqiptarë. Më 12 Korrik 2019, ai publikon videoklipin “BIG”.
Më datë 15 Tetor të po këtij viti, Big Kik publikon videoklipin “Ça Je Tu Thon?“, një bashkëpunim shumë i suksesshëm me Matolale, teksti i së cilit u shkrua po nga dy reperët. Pas kësaj, ai nuk u ndal duke sjellë një sërë projektesh të suksesshmë muzikore si “Nuk E Di”, “Hip Hop”, “Fundi Fillimi”, apo edhe pjesëmarrja e tij tek “Gjoni Black” nga Meriton Mjekiqi që solli një sërë freestylesh nga i riu duke bërë menjëherë bujë në një kohë të shkurtër.
Talenti i tij evidentohet edhe në shkrimin e teksteve, gjë që e bën atë një artist edhe më të komplëtuar. Ai frymëzohet nga rap-i amerikan dhe dëshiron që këtë frymë ta sjellë edhe në rap-in shqiptar.
Ditën e djeshme ai ka sjellë edhe projektin më të ri të quajtur “Pfizer Love” që është pëlqyer menjëherë nga të rinjtë dhe është shpërndarë masivisht në vetëm pak orë. Big Kik nuk ka ndërmend të ndalet duke sjellë shumë projekte të tjera,por një gjë është e qartë: E ardhmja është e gjitha e tij.