Takimi me Escobar/ Rama publikon fotot dhe zbulon çfarë diskutuan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka treguar detaje nga takimi me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Gabriel Escobar. Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë ka bërë me dije se me zyrtarin e lartë amerikan folën për partneritetin mes Shqipërisë e SHBA, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, dialogun e domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë.

MESAZHI I RAMËS
?Kryeministria – Kënaqësi të mikprisja Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një takim shumë miqësor, ku folëm për partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë e SHBA, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, dialogun e domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë dhe Ballkanin e Hapur, si një nisëm transformuese për ardhmërinë e rajonit, të cilën administrata e Presidentit Joe Biden e mbështet fuqimisht?????

Të fundit

Protestat në Turqi/ Platforma “X” pezullon llogaritë që i përkasin figurave të opozitës

Platforma e rrjeteve sociale X e Elon Musk ka pezulluar shumë llogari që i përkasin figurave të opozitës në...

Vota e Diasporës do të mblidhet dhe numërohet tek Parku Olimpik i Tiranës ‘Feti Borova’

Vota e Diasporës do të mblidhet dhe numërohet tek Parku Olimpik i Tiranës 'Feti Borova'. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve bën me dije se në Parkun Olimpik të...

“Putin s’është burr i keq”/I dërguari i Trump hedh poshtë planin e kryeministrit britanik

Plani i kryeministrit britanik, Sir Keir Starmer, për një forcë ndërkombëtare për të mbështetur një armëpushim të mundshëm në Ukrainë, është hedhur poshtë nga...

“2 shtriga këmbëngulëse”/ Rama kritika deputetëve të PS: S’u keni qëndruar pranë njerëzve

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim mëngjesin e sotëm me deputetë dhe kandidatë për deputetë të PS në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama...

Popullsia totale, Shkodra dhe Kukësi me rënien më të madhe të popullsisë

Ndërmjet 2011 dhe 2023, popullsia ka pësuar rënie në të gjitha qarqet e vendit dhe për Tiranën ka rritje me vetëm 1.2%. Sipas të dhënave...

Lajme të tjera

Web TV