Basha hap dyert e PD-së, Escobar si shansi i fundit për të mposhtur Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Gabriel Escobar, u takua me kreun e PD-së Lulzim Basha ku mësohet se temë e bisedimeve ishte edhe çështja Berisha dhe arsyet e shpalljes së tij “non grata”. Basha merr zyrtarisht ftesën për në SHBA. Kryedemokrati shfrytëzoi këtë moment për të theksuar se SHBA-ja mbështet PD-në zyrtare

Edhe në anën protokollare, PD ishte kujdesur që gjithçka të ngjante mirë në pritjen gati me “padurim” që i bënë Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Gabriel Escobar. Takimi që pati në PD me kryetarin Lulzim Basha dhe drejtuesit e tjerë të kësaj partie zgjati për gati një orë dhe në fund Escobar ndaloi për të dhënë mesazhin që përcolli në zyrat e subjektit politik më të madh opozitar.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem në Tiranë, është vizita ime e parë në Shqipëri dhe më kanë rezervuar një mikpritje shumë të ngrohtë. Isha gjithashtu i lumtur që kisha mundësi të takohesha me opozitën dhe ata kanë shprehur angazhimin e tyre ndaj NATO-s, integrimit europian dhe luftës ndaj korrupsionit. Jemi gjithashtu të kënaqur që jemi pjesë e kësaj, përfshirë dhe përpjekjet tona të forta kundër korrupsionit, përfshirë sanksionet”-tha ai.

Më tej në mënyrë indirekte shprehu qëndrimin se të njëjtin mesazh do të kishte edhe në dy takimet e tjera me ministren Olta Xhaçka dhe kryeministrin Edi Rama.

“Për ta kthyer këtë në realitet do të nënkuptoj dhe kërkoj një përkushtim të fortë nga institucionet shqiptare. Pres me kënaqësi të zhvilloj takime të tjera pasdite dhe gjithashtu pres me kënaqësi vijimin e marrëdhënieve me PD, gjithashtu pres me kënaqësi që të takoj zotin Basha në Uashington së shpejti”, tha Escobar.

Nga burime te brendshme mësohet se Escobar, i shoqëruar nga ambasadorja Kim ka folur rreth vendimit për shpalljen “non grata” të Berishës, duke garantuar se marrja e vendimit është bërë mbi bazën e provave të grumbulluara në një periudhë të gjatë. Gjithashtu ai ka mbështetur linjën e Bashës dhe ka përgëzuar për vendimin për të përjashtuar Berishën nga grupi Parlamentar i PD-së. Por pikërisht ky zhvillim ndaj ish-liderit Berisha ka bërë një Bashë shumë të dobët në parti dhe në këtë nismë është edhe thirrja e Kuvendit Kombëtar të PD-së këtë të shtunë, ku pritet që grupimi Berisha të shkarkojë Bashën dhe ndryshojë disa pika në statutin e partisë. Ftesa që Escobar i ka bërë Bashës për të vizituar Uashingtonin vjen si kundërpërgjigje të SHBA-së për zhvillimet politike në PD, pas forcimit të paparashikuar të Berishës që ndërmori turin “Foltorja” në të gjithë vendin.

Lexo edhe :  26 vjeçe në Kuvend/ Zegjine Çaushi 'u mbyll gojën" kritikëve: Kam boll kohë për të mësuar

 Mesazhi për Berishën

Sipas Bashës rikthimi i vëmendjes së ShBA-ve në luftën kundër korrupsionit në Ballkan dhe veçanërisht në Shqipëri është një lajm i mirë për Partinë Demokratike, pasi betejat e vahdueshme të saj ndërvite kanë qenë për këtë qëllim. Ndërsa pyetjes se a patët një diskutim për shpalljen e zotit Berisha “non grata” në SHBA dhe në rast se zoti Escobar ka prova dhe do t’i paraqesi ato për institucionet e drejtësisë?-Lulzim Basha iu përgjigjë se “Padiskutim që çështja e pandëshkueshmërisë sikundër politikat e sanksioneve “non grata”, ishin pjesë e diskutimit ndërsa sa i përket çështjeve që i takojnë vendimeve të Departamentit të Shtetit jam i bindur që do të keni mundësinë të dëgjoni drejtpërsëdrejti nga Escobar qëndrimet e Departamentit Amerikan të Shtetit. Gjithashtu u shpreh se do të vizitojë SHBA-në dhe ka ftesa të përsëritura nga zyrtarët e lartë emerikanë. “ Është një ftesë e përsëritur dhe e mirëpres me kënaqësi dhe padiksutim po planifikoj një vizitë në Ëashington në mënyrë që të shtyjmë përpara jo vetëm objektivat politike të Partisë Demokratike, por atë që është sot agjenda e çdo familje shqiptare, dalja nga kjo gjendje pezullie, dëshpërimi, plogështie që ka shkaktuar 25 prilli dhe ecjen përpara të Shqipërisë me reformat politike, me zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe me procesin e integrimit europian të Shqipërisë që garancitë janë spirancat e mirëqenies ekonomike dhe punësimit. Dy objektivave kryesore të shqiptarëve, dy objektivave kryesore të Partisë Demokratike”-tha Basha. Duke u ndalur edhe në simbolikën që 9 dhjetori konsiderohet dita ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, Basha tha se është ajo për të cilën Partia Demokratike, ka luftuar dhe është përpjekur më shumë se gjithçka tjetër në këto 8 vite. “Që nga iniciativat tona për dekriminalizimin e politikës, tek miratimi i ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi sipas përcaktimeve të Venecias, me insistimin e Partisë Demokratike, tek ligji për SPAK-un dhe BKH-në, po kështu të miratuara me iniciativën dhe ndryshimet Kushtetuese dhe ligjore të Partisë Demokratike dhe mbështetjen amerikane, tek iniciativa jonë për Vettingun e politikanëve për të pastruar politikën nga krimi i organizuar, të gjitha këto dëshmojnë se Partia Demokratike ka qenë, është dhe mbetet e vendosur në luftën kundër korrupsionit, që është kyçi për zgjidhjen e gjithë problemeve që ka Shqipëria sot”-theksoi Basha.

 

 

Të fundit

600 vende në administratë dhe institucione publike/ Rama thirrje të rinjve të aplikojnë

Kryeministri Edi Rama bëri thirrje për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës. Ai thekson se programi ofron mundësi konkrete për...

Konkurroi në garë, rikonfimohet në detyrë shefi i komisariatit të Rinasit

Pas hapjes së garës në disa komisariate u bë edhe konkursi, mes tyre edhe për komisariatin e Policisë së Rinasit. Shefi aktual Përparim Dema konkurroi...

Përleshje në Mal të Zi pasi çmimi prestigjioz iu nda një mohuesi të kombit malazez

Qytetarë dhe policë u përleshën më 8 korrik në Podgoricë, gjatë një proteste kundër dhënies së çmimit “13 Korriku” shkrimtarit Beqir Vukoviq, i cili...

Berisha mbrojti aferën korruptive të “Bankers”/ Murrizi paralajmëron skandalin e radhës!

Myslim Murrizi ka reaguar ndaj atyre që mbrojnë aferën korruptive të “Bankers”. Një prej tyre është edhe Sali Berisha, që pak ditë më parë e...

Evi Kokalari: Urime mami Gridës për lirimin e djalit

Evi Kokalari ka komentuar lirimin e Ervin Salianjit nga burgu. “S'me ka ardhur aspak keq per burgun qe beri Saljani, sepse po te njejtat mashtrime...

Lajme të tjera

Web TV