“PD e Berishes, si BMW-ja ime pa letra”/ Mero Baze tallet me ish-kryeministrin: Po përpiqet të frikësojë Uashingtonin me Bathoren!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Mero Baze ka komentuar Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, të thirrur nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij.

Baze shkruan se as Partia Komunsite e Shqipërisë më 1941 nuk u formua si parti antiamerikane.

Postimi i plotë:

“Sot është një ditë e rëndësishme për Partinë Demokratike, por dhe gjithë shoqërinë shqiptare, pasi kemi fillimin zyrtar të ndarjes së berishizmit nga Partia Demokratike. Si një landfill gjigand, stadium “Air Albania” sot ishte vendi ku dekantoi i gjithë berishizmi i 30 viteve të politikës shqiptare, për të qenë bashkë, për të qenë më vete dhe të motivuar për të bërë betejë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kanë shpallur familjen pronare të ish Partisë Demokratike, si familje të korruptuar, si minues të demokracisë dhe shantazhues të sistemit të drejtësisë.

Për herë të parë historia politike në Shqipëri është e qartë dhe berishizmi nuk vepron më nën maskën dhe emrin e dikut tjetër, siç u mundua të bënte Sali Berisha këto tetë vitet e fundit duke përdorur si maskë Lulzim Bashën.

Për herë të parë sot në historinë e Shqipërisë disa mijëra militantë dhe mbështetës të Berishizmit, themeluan një parti politike antiamerikane, dhe u betuan se do të vënë në vend “dinjitetin” e nëpërkëmbur të familjes Berisha e cila është e damkosur si një familje hajdute, një familje që ka minuar demokracinë në Shqipëri dhe ka shantazhuar sistemin e drejtësisë.

As Partia Komunsite e Shqipërisë më 1941 nuk u formua si parti antiamerikane. Edhe ajo e gjeti një motiv më të fisëm, siç ishte antifashizmi, edhe pse e keqpërdori atë më pas. Partia që u themelua sot në stadiumin “Air Albania”, pas fjalimit alla Hugo Chavez të Sali Berishës, po përpiqet të maskojë antiamerikanizmin me antibashizmin.Por kjo nuk i bën punë.

Ashtu si berishizmi nuk arriti ta fshehë dot kokën si struci për tetë vite, duke u fsheur pas kostumit të Lulzim Bashës, as antiamerikanizmi i sotëm i Sali Berishës nuk fshihet dot pas tabelës së qitjes prej letre që ka caktuar sërisht Lulzim Bashën.

Në një sallë pa asnjë flamur amerikan, dhe më një fjalim rreth gjysëm ore i tëri kundër SHBA, Sali Berisha si një Haxhi Qamil i shekullit 21, po përpiqet të frikësojë Uashingtonin me Bathoren.

E vërteta është se ky ishte mitingu më i vogël që ai ka bërë në këto 30 vite. Si një politikan populist, ai shquhet për tubime të mëdha dhe mitingje shumë herë më të mëdha si ky i sotmi. Sot mezi mblodhi 6 deri 7 mijë vet, të cilët herë i quante “delegate” e herë demokrat, pa verifikuar askënd.

Lexo edhe :  Robert Berisha rrëfen planet për një dasmë të dytë

Ishte e qartë se thjesht kërkon të hapë një proces ilegjitim të shantazhit mbi Partinë Demokratike dhe të mbaj idhtarët e tij në rresht si repart taliban kundër SHBA-së.

Në finale ky është një proces pozitiv. Shqipëria e ka pasur të nevojshme ndarjen e shoqërisë nga berishizmi. Deri më sot ka qenë pengesë PD që përpiqej ta maskonte atë. Ndarja e PD nga berishizmi, ka po aq rëndësi sa ka pasur në vitet 90, ndarja e socialistëve nga enverizmi. Ndërsa socialistët e bënë atë me kurajo të madhe dhe me integritet të lartë, duke u bashkuar të gjithë në një sallë dhe duke debatuar dhe votuar aty, demokratët nuk ja dolën dot. Ata u ndan berishistët në një anë dhe demokratët e tjerë në selinë e tyre. Dhe më mirë kështu.

Kjo është një vërtetë që duhet respektuar, edhe pse mund ti hajë pak kohë opozitës për të rimarrë veten e për tu rikthyer më e fortë në skenën politike. Lulzim Basha është i dënuar të qëndrojë përballë këtij kanceri të politikës shqiptare në emër të demokratëve dhe historisë së Partisë Demokratike, që Berisha po kërkon ta përdhosë duke e degraduar si histori anti-perëndimore.

Sali Berisha që mendon se sot ka prekur qiellin, në fakt ka prekur fundin. Ai thjesht ka marrë pjesën e tij trushpëlarë të opozitës me shpresë se me të do të çorodis opozitën. Në fakt nuk çorodit më asgjë.

Krekosja e tij se tani PD e tij është më e fortë, më kujtoi një episod të vitit 2009. Duke qenë në luftë me Sali Berishën, një natë para vitit të ri ai më dogji makinën para pallatit, duke bërë kujdes të terrorizonte dhe fëmijët, në përpjekje për të krijuar gjendje terrori.

Dy miq të mi biznesmenë, të nesërmen më thirrën në drekë dhe po më qetësonin për atë që kishte ndodhur. Më pyetën çfarë veture kisha pasur dhe çfarë ngjyre kishte.

Kur ika një prej tyre më tha. Merri këto çelsat. Ke një BMV thuajse të re, më e mirë se ajo që kishe, me atë ngjyrë. Vëri ato targat që kishe dhe vazhdo se është makinë pa letra.

E mora në fakt dhe e mbajta derisa iku Berisha nga pushteti. Ishte shumë e mirë si makinë, dhe nuk më dhimbsej po të ma digjte prapë, por kishte një problem. Ishte pa letra dhe nuk dilja dot jashtë. Si kjo parti e Berishës sot.”,shkruan Mero Baze.

Të fundit

Në burg për aferën e inceneratorëve, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesat e Lefter Kokës

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesat e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili kërkonte shfuqizimin si antikushtetues të dy...

“Nuk e fsheh dot”- Çfarë po tregon Juli pak para “Prime-t” të sotëm?

Juli dhe Meritoni prej të shtunës janë në një televotim, ku publiku do të vendosë se cili do të jetë finalisti i dytë i...

Autobusi me punëtorë përplaset dhe del nga rruga, 8 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur

Tetë persona humbën jetën dhe rreth 53 të tjerë u plagosën kur një autobus me punëtorë ferme u përplas me një automjet tip Ford...

Irlanda pritet të rrisë moshën e blerësve të duhanit

Irlanda pritet të rrisë në 21 vjeç moshën minimale të blerësve të duhanit, sipas një draft-legjislacioni të prezantuar të martën. Nëse finalizohet, ky do të...

Tragjedia në Shkodër/ Gazetarja zbardh detajet: Burri i bllokonte thirrjet në telefon

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj të mitur në lumin Buna, ishte një nga ngjarjet më të rënda të raportuara në...

Lajme të tjera

Web TV