Kreu i Emergjencave: Niveli kritik i Vjosës ka rënë, Bici: Dëmtimet po inspektohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj, Zv. ministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici, Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, kanë folur për situatën problematike si pasojë e reshjeve intensive të shiut.

Intensiteti i reshjeve të shiut shkaktoi daljen nga shtrati i lumit Vjosa duke çarë argjinaturën e përmbytur shtëpitë në fshatin Fitore. Një situatë problematike u paraqit edhe në Fier, nga ku 20 banesa që ndodheshin pranë shtratit të lumit Vjosë në Ferras u përmbytën.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar daljen e lumit nga shtrati, ndërsa në terren po punohet me eskavatorë, për të hapur kanalet kulluese. Banorët thonë se kjo situatë po përsëritet çdo vit.

Prefekti Mamaj u shpreh se tashmë situatë është më e qetë dhe niveli në lumin Vjosa ka nisur të ulet, po ashtu më pak problematike paraqitet situata edhe në urën e Mifolit, Memaliaj dhe Përmet.

“Jemi në një situatë qetësie pas një kalvari të gjatë prej 24 orësh të ngritjes së nivelit të lumit Vjosë, si në urën e Mifolit, po ashtu në Memaliaj dhe Përmet. Jemi në kushtet e përmirësimit të kushteve atmosferike, them me bindje të plotë se kemi kaluar pikën e rrezikut dhe jemi drejt stabilizimit të situatës. Përfitoj të them se për shkak të masave të marra nga mbrojtja civile, kemi arritur të përballojmë të gjitha pasojat që shkaktoi lumi Vjosa, përballuam me kosto shumë të vogla dhe dëme minimale në këtë segment”, u shpreh ai.

Të fundit

Psikologjia e ngjyrave, ja si ndikon roza në trurin tonë sipas ekspertëve

Psikologjia e ngjyrave sugjeron që ngjyrat e ndryshme mund të kenë ndikim në humorin, ndjenjat dhe madje edhe sjelljet...

Irgen Çela flet për të atin: Luftonte me jetën dhe vdekjen

Irgen Çela, në spektaklin "DWTS", tregoi një pjesë të parrëfyer të jetës së tij. Ai foli për aksidentin e prindërve dhe sfidat e luftërat...

Gaza bën bilancin: 18,000 palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftës

Ministria e shëndetësisë e Gazës e udhëhequr nga Hamasi pretendon se rreth 18,000 palestinezë janë vrarë që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas pas sulmeve...

Përplasen dy trena në Itali, të paktën 17 të plagosur

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në linjën Bologna-Rimini, në zonën Faenza (Ravena) të Italisë. Sipas mediave italiane deri më tani...

Muzeu i Luvrit rrit çmimin e biletave të hyrjes

Muzeu i Luvrit ka njoftuar se do të rrisë çmimet e biletave, gjashtë muaj para Olimpiadës, kur Parisi do të presë edhe më shumë...

Lajme të tjera

Web TV