Balluku: Për 5 vite Shqipëria eksporton energji, projekte të mirërealizuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Energjisë bën me dije se në HEC-in e Vaut të Dejës tashmë do të prodhohet energji edhe përmes paneleve fotovoltaike të instaluara në digën e këtij hidrocentrali.

‘Rrisim kapacitetet dhe eficencën përmes diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë’, shkruan ministria.

Gjatë një inspektimi në këtë HEC, Balluku ka nënvizuar sërish se çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet për familjarët dhe bizneset e vogla.

‘Qeveria ka marrë përsipër të mbrojë abonentët familjarë dhe të biznesit të vogël. S’do ketë asnjë qindarkë rritje çmimi sa i përket këtij grupi. Megjithatë duke qenë që VKM i jep mundësi KESH të vazhdojë dhe të ketë mundësi të tjera prodhimi, si shkëmbimi energjetik, me partner rajonalë, dhe sigurisht blerjes me procedura të gjata duke krijuar një optimizim financiar. Sasia energjetike me çmimin që ka por nga ana tjetër KESH i duhet të rrisë kapacitetin e tij. Është prodhim energjie i gjelbër. Nuk ka shumë vende në botë që e plotësojnë këtë kusht. Gjigant është Floting dhe është ndër të paktët në Evropë që ka këtë lloj kapaciteti.

Tek shikojmë këto projekte të reja marrim shpresë që s’do kemi problematika, të paktën pas 5 vitesh Shqipëria do ketë ngritur kapacitete mbuluese, siç është edhe skavica. Nga ana tjetër synimi ynë kryesor është që të kthehemi një vend eksportues për rajonin. Shqipëria do t’ia dalë sepse projektet nuk janë në letër as në 3D por janë të mirërealizuara. E gjithë kjo punë që po bëhet sot do të japë rezultate në vitet e ardhshme’, tha Balluku.

 

Të fundit

Mbahen sot zgjedhjet në Gjermani, katër kandidatë në garë për postin e kancelarit

Rreth 59.2 milionë milionë qytetar Gjerman me të drejtë vote do t’iu drejtohen kutive të votimit këtë të diel...

Kthjellime dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë...

Horoskopi, e diel, 23 shkurt 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

DASHI Kjo ditë në fund të shkurtit do të jetë paksa e veçantë: Kujdes sepse do të ndiheni të ndarë mes dy gjendjeve shpirtërore, dëshirës...

Barcelona merr një fitore komode në fushën e Las Palmas dhe ruan kryesimin e La Ligës

Barcelona bëri detyrën në transfertë ndaj Las Palmas, duke triumfuar 0-2 në duelin e vlefshëm për javë e 25-të të La Ligës.  Golat e Dani...

Elon Musk mbështet sërish Alternativën për Gjermaninë përpara zgjedhjeve

Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili është edhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar sot në platformën X një postim...

Lajme të tjera

Web TV