ISIS shpërndan mesazh drithërues Krishtlindjeje me posterin duke prerë kokën e Santa Klaus (foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Militanët e ISIS kishin postuar një poster të mbrapshtë për festën e Krishtlindjes me prerje koke të Plakut të Krishtlindjeve dhe me paralajmërime vdekjeje për blerësit e sezonit festiv, shkruan tabloidi britanik The Sun.

Një militant i maskuar portretizohej me thikën e përgjakur në dorë dhe me kokën e prerë të Plakut të Krishtlindjeve në tjetrën.

ISIS dhe mbështetësit e tij xhihadistë kanë qenë të qetë që prej rënies së kalifatit të tyre në Siri e Irak në 2017.

Por kjo nuk duhet se ka zbutur thirrjet e tyre për atentate nga fanatikët e mbetur në botën arabe dhe evropiane.

Thirrja e fundit për vrasje është vijim i videove të përgjakshme që ata postonin shpesh në kohën e konfliktit.

Posteri tregon Plakun e Krishtlindjes me kokë të prerë, ndërsa komenti shkruante: “Ne po i dërgojmë një mesazh vëllezërve tanë në Evropë, Amerikë, Australi, Kanada, Rusi dhe vende të tjera jobesimtarësh dhe tradhtarë të besimit”.

“Ne ju themi ju vëllezër të hakmerrni vëllezërit e motrat tona që janë vrarë dhe kapur nga këta mjeranë”.

“Sulmoni qytetarët e vendeve të koalicionit të kryqëzatës, vritini me thika, shtypini me makinë, shpërtheni bomba dhe vritini me plumba”.

Zhvillimi vjen teksa një britanik që ka luftuar më parë për ISIS ka thënë se “grupi po zhvillohet përsëri në bishë për të sulmuar Perëndimin”.

Macer Gifford nga Londra ka luftuar në Siri në 2015 për grupin islamist përkrah forcave kurde.

Ai tha për rrjetin Express.co.uk: “Besoj se ISIS do të zhvillohet. të gjitha grupet terroriste përshtaten mirë. E kemi parë që ka ndodhur më parë me Al-Qaeda dhe tani ISIS kerkon të provojë se mund të rezistojnë”.

Lexo edhe :  E rëndë/ Pesë foshnja ndërrojnë jetë nga kolla e mirë në këtë vend

Grupi po mbledh forcat e tij dhe raprotohet se ka krijuar bastione në vende si Indi, Kongo e Mozambik.

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV