“Do e ndajmë, aq sa kemi”, kriza energjetike në Kosovë, Rama: Po shohim çdo mundësi ndihme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Do e ndajmë me Kosovën, aq sa kemi” Ky ka qenë reagimi më i fundit i kryeministrit Edi Rama lidhur me krizën energjetike që ka hyrë Kosova ditët e fundit. I pari i qeverisë premton se do të shihet çdo mundësi me ministrinë e Energjitikës për të dhënë ndihmë për Kosovën. Sipas Ramës, të paktën dy ditët e festave të ndërrimit të viteve qytetarët e Kosovës nuk do të kenë probleme me energjinë.

“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjetike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!” shkruan Rama.

Edhe pse disa kohë më para Rama shpalli krizën energjetike edhe në vendin tonë, sipas tij kjo nuk do të ndalojë ndihmën për Kosovën. Kreu i qeverisë theksoi se sado pak energji të ketë Shqipëria do ta ndajë edhe me Kosovën.

“Shqipëria s’e ka aspak të lehtë mbrojtjen e vijueshme të familjeve e sipërmarrjeve të vogla nga dallga e tërbuar e krizës energjetike që po kërcënon çdo vend, por në sekëlldira të mëdha apo në gëzime popullore siç është Viti i Ri, ne s’mund të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi!” shkruan Rama.

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV