Broja, makineria e Premier Ligës që nuk ndalet, vetëm Reja nuk e sheh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Armando Brojës i mjaftuan vetëm 20 minuta në sfidën ndaj Totenhem që të kthehej në protagonist. Me skuadrën e tij në inferioritet numerik, sulmuesi iu detyrua që të luante në minutat e fundit më shumë në mbrojtje për të administruar barazimin. Por kur iu dha rasti, iu afrua shumë golit të fitores në minutat shtesë të sfidës. Ai shpërtheu në krahun e djathtë pasi i vodhi topin kundërshtarëve dhe u nis drejt portës së Loris. Por ndërhyrja e Sançez devijoi mbi traversë gjuajtjen e tij dhe bëri që Konte t’i gëzohej një rekordi historik pasi u bë trajneri i parë i Totenhemit që regjistronte 7 ndeshjet e para pa humbje në kampionat. Gjithsesi vlerësimet shkuan për talentin 20-vjeçar Armando Broja, i cili doli futbollisti i dytë më i mirë i ndeshjes. Nga ana tjetër me skuadrën e tij Sauthempton në ndëshjen e parafundit doli futbollisti më i mirë i takimit që edhe pse nuk shënoi arriti të fitonte një penallti për ekipin e tij. Edhe ndaj Uest Hem ai nuk shënoi, por fitoi një penallti që ktheu sfidën përsëri në favorin e skuadrës së tij dhe trajneri Hasenhutl pranoi se ishte një moment që ndryshoi rrjedhën e takimit. “Ishte moment kyç. Mendoj se është një faull i qartë. Nëse ishte brenda apo jashtë zonës, nuk mund ta shoh nga pikëpamja ime. Por ishte një faull i qartë, pasi ai kishte ikur, ai mund të shënonte apo jepte asist. Ai është i shpejtë, Broja është super i shpejtë. Ata kishin probleme me të në pjesën e parë dhe kjo është arsyeja pse mendoj se ishte diçka e mirë që gjyqtari shikoi edhe një herë pamjet me VAR”, komentoi ai momentin kur Broja u rrëzua në zonë nga Douson. Trajneri në fillim të sezonit hodhi dyshime rreth përkushtimit të Brojës dhe deklaroi se priste përgjigje prej tij, por tani këto dyshime janë zhdukur, aq sa i pyetur sot se sa i rëndësishëm është lojtari, ai u përgjigj menjëherë. “Shumë i rëndësishëm, po, absolutisht. Ai bëhet gjithnjë e më i mirë. I pëlqen këtu me ne, i pëlqen të luajë me ne, ndjehet rehat këtu dhe ka dëshirën që të mësojë të punojë shumë, kjo është ajo që bëjmë ne”, theksoi trajneri për sulmuesin e talentuar shqiptar pas suksesit 3-2 të skuadrës së tij. Shpërthimit e djaloshit shqiptar, kartonin e së cilit e ka Celsi që ndodhet në majën e renditjes së Premier Ligës vetëm nga trajneri ynë i kombëtares nuk po shihet. Në një reagim absurd të pak ditëve më parë Reja u shpreh se Broja ka talent, por i duhet të shkrihet me ekipin dhe sipas tij ka “probleme me sjelljen”. Krejt ndryshe mendojnë në Angli, duke e renditur në topo listën e të rinjve që janë vendimtarë për skuadrën e tyre. Broja ka shënuar katër gola me Sauthempton, duke i dhënë pikë të çmuara ekipit ku është u huazuar.

Lexo edhe :  Lule, lot dhe heshtje në Anfield, tifozët e Liverpoolit nderojnë Diogo Jotën (FOTO)

Xho Kol: Broja dha gjithçka për skuadrën

Duket se të gjithë specialistët e futbollit në Angli e shohin Armando Brojën ndryshe nga trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja. Ky i fundit insiston vazhdimisht se Broja do të luajë rregullisht kur të sakrifikojë për ekipin duke bërë sulmin, por edhe mbrojtjen, si dhe ka vënë në dyshim profesionalizimin e sulmuesit. Pas Xho Kol dhe Martin Kioun, ka qenë një tjetër legjendë e futbollit anglez, ish-sulmuesi Ian Rajt, ai që ka kundërshtuar idetë e teknikut të kuqezinjve. Duke marrë për bazë ndeshjen e fundit ndaj Uest Hem, ai kishte lëvdata për Brojën duke e vlerësuar si një futbollist i cili bënte gjithçka për skuadrën e tij. “Disa nga lojtarët e Uest Hem kishin ndeshje të dobët, por duhet t’i japim Sauthempton atë që meriton. Kalj Uoker-Piters luajti mirë, Redmond luajti mirë, Broja me të vërtetë dha gjithçka për skuadrën dhe fitoi penalltinë. Ishte penallti, nuk ka diskutime dhe ju e njihni Uard-Praus, ai nuk do të gabojë”, tha Rajt duke komentuar ndeshjen e fundit të Sauthempton për BBC. Një deklaratë e qartë që bie ndesh me atë të teknikut të kuqezinjve, i cili duket gjithnjë e më shumë në minorancë në qëndrimin e tij ndaj Brojës.

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV