Një video aspak e zakontë është duke bërë xhiron e rrjetit dhe ka çuditur të gjithë personat që e kanë parë.
Në pamje shihen dy anëtarë të Gardës së Mbretëreshës në Angli teksa përplasen përplaset me një fëmijë.
Gardiani i cili u përplasë me fëmijën, bëri sikur nuk ndodhi asgjë dhe vazhdoi rrugën.
Imazhi i publikuar me shpejtësi në rrjete sociale brenda një kohe shumë të shkurtër ka marrë mbi një milion shikime.
Përdoruesit e rrjeteve sociale ishin të ndarë se kush ishte fajtori: fëmija apo roja?
Disa u shprehen se veprimi i rojes është shumë tronditës ndërsa disa të tjerë e kanë marrë në mbrojtje duke u shprehur se ai po bënte punën e tij dhe se prindërit duhet të ishin të kujdesshëm për fëmijën e tyre.
Ndërsa një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar tha për Daily Mail se ata ishin në dijeni të incidentit dhe se roja e ka kontaktuar djalin pas incidentit.
“Gardistët në detyrë paralajmëruan publikun se po afrohej një patrullë por fëmija, për fat të keq, doli me vrap para ushtarit papritur. Gardisti ka kontaktuar me fëmijën dhe u sigurua se gjithçka ishte mirë.”